By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vota e diasporës, Topalli: Në SHBA dhe Kanada, një numër shumë i lartë shqiptarësh janë pa dokumente
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vota e diasporës, Topalli: Në SHBA dhe Kanada, një numër shumë i lartë shqiptarësh janë pa dokumente
Shqipëri

Vota e diasporës, Topalli: Në SHBA dhe Kanada, një numër shumë i lartë shqiptarësh janë pa dokumente

admin
Last updated: 04/02/2025 22:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Partitë politike në vend vijojnë takimet me diasporën, në përpjekjen për t’i kërkuar votën për zgjedhjet e 11 majit, por duket se çështja e mjeteve të identifikimit vijon të jetë një problem për shqiptarët që jetojnë jashtë, që të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë.

Koordinatorja e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, në një intervistë në emisionin “Zëri i Diasporës” në RTSH, thekson se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada ka një numër shumë të lartë shqiptarësh të cilët nuk kanë asnjë dokument shqiptar. Sipas Topallit, ky problem kërkon zgjidhje ligjore.

“Në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, një pjesë shumë e rëndësishme nuk kanë dokumente shqiptare. Ky është një alarm dhe nuk do të ishim të ndershëm nëse ne themi që diaspora ka të drejtë të vendosë për çafër do ndodhë me vendin tonë në vitet e ardhshme, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre nuk kanë letra. Është një numër shumë i lartë. Janë edhe disa që janë në Europë që i kanë skaduar dokumentet dhe kjo mund të riparohet, por ata kanë një problem të shtrirë në kontinentin amerikan që nuk kanë dokumente. Kjo kërkon zgjidhje ligjore dhe uroj të mos ja heqin të drejtën për të votuar”, u shpreh Topalli.

Ndalur te shqiptarët që jetojnë në Europë, Topalli u shpreh se problemi me adresat e banimit po i pengon ata të regjistrohen në platformën PER. Sipas Topallit, këto problematika e bëjnë të gjithë procesin vulnerabël.

“Shifrat flasin për diçka që nuk shkon. Pse nga 100 mijë kërkesa, 40 mijë të mos pranohen. Është 60 me 40%, gabimet mund të jenë deri në 5% maksimumi, të shkojë deri në 40%, rrezikon shumë. Ndodh që kryefamiljari regjistrohet, vendos dokumentin e pronësisë dhe i pranohet, aplikon fëmija dhe vendos të njëjtën adresë, nuk i pranohet sepse është regjistruari ati. Apo të rinj që marrin kontratën e qirasë në emër të të njërit, por këta katër apo pesë persona që jetojnë në të njëjtin apartament nuk mund të regjistrohen. Pra ka gjëra që duhen rregulluar dhe kjo e bën vulnerabël procesin”, deklaroi Topalli.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lëkundjet sizmike zbrazin Santorinin, shqiptari live nga ishulli: Banorët po ikin të frikësuar, çfarë thonë ekspertët
Next Article “Trump mbaron mandatin 4-vjeçar dhe largohet”, Tare: Elon Musk personazh me influencë të madhe në politikën dhe ekonominë amerikane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?