By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosovë, policia sërish zbulon armë dhe municion në Mitrovicën Veriore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kosovë, policia sërish zbulon armë dhe municion në Mitrovicën Veriore
Maqedoni

Kosovë, policia sërish zbulon armë dhe municion në Mitrovicën Veriore

admin
Last updated: 04/02/2025 22:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka zbuluar sërish armë dhe municion në Mitrovicën Veriore, transmeton Anadolu.

Siç ka njoftuar policia, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër, përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës në qytetin e Mitrovicës Veriore.

Policia bënë të ditur se gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe municione në një kotec pulash.

“Një armë të gjatë AK-47, dy karikator të së njëjtës armë me nga (tridhjetë) 30 fishek, katërqind e shtatëdhjetë e tre (473) fishek të pistoletës, dyzet (40) fishek të armës së gjuetisë, njëqind e njëzet e dy (122) fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë, një (1) thikë taktike, një (1) komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe një (1) çantë e zezë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, policia njoftoi se në lidhje me rastin në stacion policor është shoqëruar i dyshuari Z.T i moshës 68-vjeçare, i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ushtarët italianë të KFOR-it trajnohen nga ata hungarezë kundër zjarrit
Next Article Padi kundër identifikimit të agjentëve të FBI-së që kanë marrë pjesë në hetimet ndaj Presidentit Trump

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?