By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë për Ligjin për Tatimin e Solidaritetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë për Ligjin për Tatimin e Solidaritetit
MaqedoniTOP LAJM

Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë për Ligjin për Tatimin e Solidaritetit

admin
Last updated: 05/02/2025 07:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Gjykata Kushtetuese sot duhet të marrë vendim përfundimtar për lëndën në të cilën është kontestuar Ligji për Tatimin e Solidaritetit. Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar ishte nisur më 20 nëntor të vitit të kaluar.

Tatimi i solidaritetit ishte sjellë si i njëfishtë, shpenzim i jashtëzakonshëm publik për vitin 2023. Këtë tatim e paguanin kompanitë të cilat në vitin 2022 kanë realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 615 milionë denarë (rreth 10 milionë euro). Qëllimi ishte që të grumbullohen mjete për zbutjen e pasojave nga kriza dhe të kontribuohet për shpenzimet publike në mënyrë solidare.

Parashtrues të nismave janë Finmak SHPK, Shkup, Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, DTU ETMT ENERGJI SHPKNJP Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore Shkup dhe Shoqata për Konsultime Lanski, Ganzger, Zeqiri + Partner SHPK.

Gjithashtu, në të njëjtën mbledhje Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe katër kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave edhe atë kërkesë nga Fatmir Memedov për diskriminimin në bazë të origjinës kombëtare, kërkesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) për shkelje të të drejtës së shoqërimit dhe mosdiskriminimit, lëndës në lidhje me shkarkimin e Erolld Musliut nga drejtor i Agjencisë së Zbulimit, si dhe kërkesën e ish gjykatësit kushtetues dhe deputet aktual Sali Murati për mbrojtje të lirisë së shprehjes publike të mendimit dhe të drejtës së veprimit politik.

Në rend dite të seancës së parë të Kushtetueses për këtë vit janë edhe gjashtë nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në mesin e të cilave Ligjit për planifikim urban nga ana e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut nga Shkupi, nen i Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë nga ana e Igorço Toçev, dispozita nga Ligji për aviacion nga ana e Petar Dimitrov, dispozita nga Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Dispozitat për pagesa direkte nga Kombinati i Bujqësisë “Pellagonia” SHA Manastir, kontestimi i rregullave për furnizim me energji të ngrohjes nga Vera Georgieva dhe kontestim të vendimit për zbatimin e Rregullores për planifikim urban në Komunën Gjorçe Petrov nga Sanja Marinkoviq.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell
Next Article Ministrja Bozhinovska do të marrë pjesë në Samitin Energjetik në Athinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?