By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pakti Rama-Meloni për emigrantet “bëhet” ligj, KE do përfshijë qendrat si e Gjadrit në legjislacion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pakti Rama-Meloni për emigrantet “bëhet” ligj, KE do përfshijë qendrat si e Gjadrit në legjislacion
Shqipëri

Pakti Rama-Meloni për emigrantet “bëhet” ligj, KE do përfshijë qendrat si e Gjadrit në legjislacion

admin
Last updated: 05/02/2025 08:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Evropian pritet të përfshijë të ashtuquajturat “qendrat e kthimit” të lokalizuara jashtë kufijve të bllokut, prej nga emigrantët mund të kthehen në vendlindje në një projektligj që synon përshpejtimin e kthimit të azilkërkuesve të refuzuar.

Vendimi është marrë gjatë një takimi informal të liderëve të vendeve anëtare, i mbajtur më 30 janar në Varshavë.

Komisioneri për Emigracionin, Magnus Brunner diskutoi një seri “idesh inovative” për menaxhimin e emigracionit me përfaqësuesit e vendeve anëtare të zonës Schengen dhe të institucioneve të BE-së, me legjislacionin për kthimin e azilkërkuesve që dominoi bisedimet.

Projektligji në fjalë, që synon përshpejtimin e kthimit mbrapsht të emigrantëve, pritet të publikohet nga Komisioni në fund të muajit, për të nisur kthimin e tij në ligj.

Komisioneri Brunner propozoi “rregulla më të forta për burgimin” dhe “mundësinë e ngritjes së qendrave të kthimit” gjatë takimit të zhvilluar.

Qendrat në fjalë propozohet të ngrihen në vende jashtë BE-së, ku mund të mbahen ata aplikantë për azil, kërkesat e të cilëve janë refuzuar nga blloku dhe që prej andej të kthehen në vendet e origjinës.

Tetorin e kaluar, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen për këto qendra, duke vlerësuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, e cila, edhe pse e sfiduar nga një sërë vendimesh gjyqësore, mund të përcaktojë sipas saj hapat e ardhshëm të politikave evropiane për emigracionin.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Parashikimi i motit! Diell dhe kthjellime, por ulen temperaturat
Next Article Kanye West: Ne e rrëzuam Grammyn, gruaja ime është personi më i kërkuar në Google

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?