By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Misioni EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë, Vengu: Shqipëria, aktor i rëndësishëm në stabilitetin në rajon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Misioni EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë, Vengu: Shqipëria, aktor i rëndësishëm në stabilitetin në rajon
Shqipëri

Misioni EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë, Vengu: Shqipëria, aktor i rëndësishëm në stabilitetin në rajon

admin
Last updated: 05/02/2025 09:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ditën e djeshme, kontingjenti i parë shqiptar u nis në operacionin ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky mision përbëhet nga 30 trupa, mes të cilave edhe një vajzë, dhe ata do të shërbejnë për rreth 6 muaj në Camp Butmir në Sarajevë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se “djemtë dhe vajzat e Forcave të Armatosura eksportojnë siguri dhe e konfirmojnë Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm për stabilitetin në rajon”.

Ministri Vengu ka ndarë historinë e tetar Evis Dishanit dhe Major Lulzim Adilit, që janë dy nga 30 trupat e togës që udhëton në Bosnje Hercegovinës në kuadër të misionit EUFOR ALTHEA.

Komandanti i skuadrës së parë të kontingjentit EUFOR 1, Evis Dishani thotë se përzgjedhja e ushtarakëve është bërë në bazë të aftësive personale dhe profesionale të fituara ndër vite.

“Kam 12 vite eksperiencë në Forcat e Armatosura dhe ky është misioni i dytë që shërbej me uniformë.

Kemi rreth dy muaj që kemi filluar përgatitjen paradislokuese ku janë trajtuar temat në zbatim të detyrave që do kryejmë atje, si kontroll turmash dhe patrullim në gjithë territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Deri tani them që trupat janë të përgatitura dhe do ja dalim mbanë”, shprehen tetar Deshani dhe major Adili.

“Trupat janë me moralin lart për ta kryer këtë mision. U bënë shumë vite që shërbejmë në këtë profesion dhe na është kërkuar shpesh që të angazhohemi në detyra të tilla. Është privilegj dhe përgjegjësi shumë e madhe të drejtosh 30 trupa në këtë mision. Fakti që e kam ndjekur vetë stërvitjen dislokuese më bën të mendoj që nuk do të kemi probleme”, thotë tetar Deshani në videon e shpërndarë në Facebook.

You Might Also Like

Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

Rritje e pazakontë e depozitave në euro me 218 mln euro në maj, nga biznesi dhe llogari të tjera

Matura Shtetërore: Publikohen notat e provimit të Lëndës me zgjedhje

Arben Malaj kundër kërkesës së Ballës për mandatin e Koçekut: Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias e mbrojnë deputeten

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’
Next Article Gjashtë të arrestuar në Pejë për vrasje në tentativë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?