By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pushteti bashkë në zgjedhjet lokale, opozita e ndarë pikë e pesë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Pushteti bashkë në zgjedhjet lokale, opozita e ndarë pikë e pesë!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Pushteti bashkë në zgjedhjet lokale, opozita e ndarë pikë e pesë!

admin
Last updated: 05/02/2025 11:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – U konfirmua edhe njëherë që në zgjedhjet lokale do të jetë garë e ngushtë dhe e ashpër. Pushteti do të garojnë bashkërisht me përkrahje të ndërsjellë. Por, nuk janë punët ngjashëm me opozitën të cilët me gjasë do të jenë të ndarë e të përçarë. VLEN kanë deklaruar që me VMRO-në do të bashkëpunojnë, e LSDM ka konfirmuar që me BDI-në në asnjë formë nuk planifikojnë asnjëfarë lloj bashkëpunimi, shkruan Zhurnal.

VLEN dhe VMRO ndihmojnë njëra tjetrën në zgjedhjet lokale –

Partnerët e koalicionit qeveritar, VMRO DPMNE – VLEN planifikojnë paraqitje të përbashkët në zgjedhjet lokale të së vjeshtës. Kështu ka deklaruar edhe zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, gjatë një interviste për Kanal 5, duke potencuar se listat për këshilltarë do të jenë të veçanta, kurse planifikohet mbështetje e ndërsjellë për kandidatët për kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, varësisht marrëveshjes që do të arrihet.

“Për këshilltarë do të shkojmë veç e veç, për shkak të sistemit proporcional, derisa për Kryetar të Komunave është sistem shumice dhe atje ku do të kemi ne kandidatë do të mbështeten nga VMRO-DPMNE ose anasjelltas. Tani, nëse do të jetë në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, do ta vlerësojmë. Qëllimi është që koalicioni qeveritar të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve të ardhshme lokale.”

Edhe pse është shprehur optimist se VLEN do të ketë rezultate më të mira zgjedhore se Fronti Evropian, sipas Mexhitit, kërkesa e tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme është e pabazë. Sipas tij, BDI insiston për këtë skenar, vetëm që ta mbajë anëtarësinë partiake. Pas zgjedhjeve lokale, Mexhiti paralajmëroi se do të realizohet edhe plani i paralajmëruar që koalicioni VLEN të bëhet një parti politike.

Atë që e tha Mexhiti para disa ditëve e konfirmoi edhe kryeministri –

Se VLEN dhe VMRO do të kenë bashkëpunim në zgjedhjet lokale para disa ditëve e tha zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, derisa të njëjtën më vonë e konfirmoi edhe kryeministri, Hrisitjan Mickovski.

“E natyrshme është që ne si partnerë koalicioni në qeveri kemi harmonizuar një platformë politike dhe tani e njëjta do të vlejë edhe për pushtetin lokal. Pra, nuk do të ishte korrekte dhe normale të bashkëpunohej me parti tjera në pushtet lokal. Në këtë situatë kemi qasje me standarde të dyfishta. Prandaj, po do të bashkëpunojmë si partnerë koalicioni edhe në zgjedhjet lokale”, tha kryeministri, Hristijan Mickovski.

BDI dhe LSDM si parti më të mëdha opozitare larg bashkëpunimit –

- Advertisement -
Ad imageAd image

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në dhe përgënjeshtron se me këtë parti ka pasur bisedime për zgjedhjet lokale.

“Morëm një leksion shumë serioz nga koalicioni me BDI-në. Shumë gjëra na kaluan mbi kokën tonë dhe duhet të jem i sinqertë dhe ta pranojmë. Distanca është diçka që ka ardhur natyrshëm, si kërkesë e anëtarësimit, por edhe si ndjenjë dhe emocion ndaj një koalicioni  i cili nuk ishte parimor”, thotë Filipçe.

E nga BDI u janë përgjigjur po me të njëjtin tonë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Pas humbjes së thellë të LSDM-së, Filipçe po përpiqet të distancohet nga kjo e vërtetë, duke ndjekur narrativën e VMRO-DPMNE-së që synon të rikthejë një realitet të vjetër, ku shqiptarët kishin vetëm rol dytësor… BDI mbetet e vetmja forcë legjitime përfaqësuese e shqiptarëve dhe faktor kyç në stabilitetin dhe funksionimin e shtetit. Prandaj, ndërsa në publik garojnë se kush do të izolojë më shumë shqiptarët, pas perdeve dërgojnë emisarë, sepse e dinë se qeverisja pa shqiptarët dhe pa BDI-në nuk mund të prodhojë as funksionalitet dhe as progres”, thonë nga BDI.

Ky diskurs bënë të qartë dhe vulos realitetin se këto parti politike janë larg një bashkëpunimi të mundshëm. Me çka si përfundim pushteti do të garojnë bashkë dhe opozita të ndarë. Ndërkaq, rezultati si do të jetë varet kryesisht nga figurat që do të zgjedhën si prijëse për të qenë në krye të komunave. Institucione që janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mbretër edhe për penallti të akorduara dhe shënuara që nga futja e VAR-it, asnjë penallti kundër Real Madridit nuk është akorduar këtë sezon
Next Article Arti, e vërteta dhe politika

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?