By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kallëzim penal ndaj ish drejtorit të SHÇPP- së, Pece Mirçeski për ryshfet, falsifikim të dokumenteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kallëzim penal ndaj ish drejtorit të SHÇPP- së, Pece Mirçeski për ryshfet, falsifikim të dokumenteve
Maqedoni

Kallëzim penal ndaj ish drejtorit të SHÇPP- së, Pece Mirçeski për ryshfet, falsifikim të dokumenteve

admin
Last updated: 05/02/2025 16:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Drejtoria e Policisë financiare deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër personit fizik, ish drejtor i Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprat e kryera penale ryshfet, falsifikim të dokumentit zyrtar, përvetësim në shërbim dhe punë nga pakujdesia në shërbim, si dhe një personi fizik në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik nga Shkupi për kryerjen e veprës penale dhënia e ryshfetit.

“I pandehuri i parë P.M, në cilësinë e zyrtarit – Drejtor i shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 09.06.2021 deri më datë 13.06.2024 me paramendim ka kryer aktivitetet zyrtare që nuk i është lejuar t’i kryejë dhe ka lidhur pesë kontrata për furnizim publik me person juridik nga Shkupi, në pronësi dhe drejtim nga i pandehuri i dytë G.P, ndërsa nuk ka deklaruar ekzistencën e konfliktit të interesit, nuk është përjashtuar nga të njëjtat procedura të furnizimit publik gjatë gjithë asaj periudhe, madje edhe pas përfundimit të detyrës si drejtor, ka realizuar përfitim të drejtpërdrejtë pasurie për vete dhe personin e tij të afërt nga personi juridik në pronësi dhe menaxhim të të pandehurit të dytë G.P. dhe në këtë mënyrë i pandehuri i parë ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa i akuzuari i dytë ka kryer veprën penale dhënie të ryshfetit nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së policisë financiare.

Poashtu, i pandehuri i parë P.M, me vetëdije dhe paramendim në gjithsej pesë shkresa zyrtare – deklarata për mosekzistencë të konfliktit të interesit në procedurat për prokurimet publike të përmendura më parë, ka futur të dhëna të rreme dhe të pavërteta dhe me nënshkrimin e tij ka mundësuar që ato të përdoren si të vërteta dhe me sjellje të tillë i akuzuari i parë ka kryer veprën penale falsifikim të dokumentit zyrtar sipas nenit 361 të paragrafit 1 të veprës penale të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article KQZ akreditoi rreth 60 media vendore dhe ndërkombëtare me më shumë se 600 përfaqësues
Next Article Gjykata Kushtetuese solli vendim për anulimin e Ligjit për tatimin e solidaritetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?