By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Misajllovski – Palminteri: Të përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Italisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Misajllovski – Palminteri: Të përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Italisë
Maqedoni

Misajllovski – Palminteri: Të përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Italisë

admin
Last updated: 05/02/2025 16:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot është takuar me ambasadorin e sapoemëruar të Italisë, Paolo Palminteri dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Kristian Margeriti.

Nga MM kumtuan se Misajllovski i shprehu mirëseardhjen ambasadorit Palminteri dhe tha se Ministria është plotësisht e përkushtuar për zhvillimin e bashkëpunimit të mbrojtjes midis Maqedonisë dhe Italisë si bashkëpunim mes dy vendeve aleate në NATO.

“Niveli i lartë i realizimit të aktiviteteve nga Plani i bashkëpunimit dypalësh për vitin e kaluar dhe puna intensive në planin e këtij viti të cilin presim ta nënshkruajmë në mars, gjatë konsultimeve bilaterale mes dy vendeve është dëshmi se kemi synime të përbashkëta se bashkëpunojmë në nivelin më të lartë dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për përmirësimin e të gjitha fushave të mbrojtjes”, theksoi Misajllovski, thuhet në njoftimin e MM-së.

Ministri Misajllovski në kuadër të furnizimit të helikopterëve nga kompania italiane “Leonardo”, ai kërkoi mbështetje për zgjidhjen e përbashkët dhe transparente të paqartësive ligjore të trashëguara në nivelin më të lartë.

“Bashkëpunimi dhjetëvjeçar mes Maqedonisë dhe Italisë është i dukshëm në disa fusha të mbrojtjes, përmes diskutimeve dhe seminareve ekspertësh në fushat e bashkëpunimit civilo-ushtarak, aviacionit ushtarak, logjistikës, policisë ushtarake, sigurisë kibernetike, transformimit të sistemit të trajnimit dhe arsimit dhe të ngjajshme. Viteve të fundit, anëtarët e dy ushtrive kanë marrë pjesë në mënyrë të përsëritur në stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, duke zhvilluar ndërveprueshmërinë si një shtyllë kyçe të veprimit të përbashkët në forcimin e sigurisë në territorin e NATO-s”, thuhet në deklaratë.

Baza e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve është Marrëveshja për bashkëpunim bilateral ushtarak e nënshkruar në Shkup në vitin 1997.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata Kushtetuese solli vendim për anulimin e Ligjit për tatimin e solidaritetit
Next Article Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?