By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MMJPH: Intensifikohen aktivitetet nga komunat për ajër më të pastër në javën e fundit të janarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MMJPH: Intensifikohen aktivitetet nga komunat për ajër më të pastër në javën e fundit të janarit
Maqedoni

MMJPH: Intensifikohen aktivitetet nga komunat për ajër më të pastër në javën e fundit të janarit

admin
Last updated: 05/02/2025 16:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se sipas detyrimeve nga Plani i Veprimit me masa afatshkurtra për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes 2024-2025, komunat Ohër, Manastir, Shtip, Tetovë, Prilep, Gazi Babë, Kisella Vodë, Strumicë dhe Krushevë dërguan Raport për aktivitetet e realizuara për periudhën nga 27 deri më 31 janar 2025.

Nga MMJPH thonë se në Ohër, fokusi është vënë në kontrollin e rregullshmërisë së automjeteve dhe zvogëlimin e gazrave të dëmshme nga trafiku, ndërsa është realizuar një inspektim i jashtëzakonshëm në dy vend-ndërtimore, ku nuk janë vërejtur emisione të ndaluara nga substancat ndotëse.

“Shërbimet inspektuese të Komunës së Manastirit gjatë gjysmës së dytë të janarit kanë kryer inspektime kontrolluese në tri instalacione me leje B dhe i kanë detyruar ato të marrin masa për të ulur emisionet në ajër në kufijtë e lejuar nga ligji. Aktualisht priten rezultatet nga matjet e reja. Po ashtu, janë kryer inspektime në 11 autoservise për trajtimin e mbeturinave dhe nuk është konstatuar djegia e vajit të mbeturinave, dhe me të njëjtin po veprohet në përputhje me ligjin: është ruajtur përkohësisht në kushte të sigurta dhe i është dorëzuar subjekteve të autorizuara. Gjatë kontrollimeve të vazhdueshme, inspektorët komunalë nuk kanë konstatuar djegie të mbeturinave në hapësira të hapura”.

“Në komunën e Shtipit janë kryer 5 mbikqyrje inspektuese tek subjektet juridike që posedojnë B-LEI, nga të cilat për 3 janë lëshuar aktvendime për veprim, përkatësisht ato janë detyruar të kryejnë matjet e përcaktuara në lejet e tyre. Po ashtu, janë kryer 14 inspektime të jashtëzakonshme tek subjektet që posedojnë elaborat për mbrojtjen e mjedisit, nga të cilat për 6 subjekte juridike që kryejnë aktivitetin – përpunimi i drurit dhe produkteve drurore, përfshirë edhe prodhimin e mobiljeve, është lëshuar aktvendim për veprim për matjet sipas Elaboratit”.

“Në komunën e Tetovës, shërbimet inspektuese kanë kryer mbikëqyrje inspektuese. Shërbimet inspektuese në Ohër kanë kryer mbikëqyrje inspektues tek 5 subjekte juridike që kanë B leje ekologjike të integruar dhe Elaborat për mbrojtjen e mjedisit dhe për këto subjekte nuk janë vërejtur shkelje. Në procesin e prodhimit, dy subjekte përdorin energji elektrike, ndërsa tre përdorin dru për ngrohje (kryesisht bukë-pjekës)”.

“Komuna e Prilepit gjatë javës së përmendur ka realizuar 5 mbikëqyrje inspektuese, nga të cilat 4 janë autoservise, dhe një është tek subjekti juridik që kryen gërmim të mermerit. Tek autoserviset janë kryer matje të emisioneve nga burimi stacionar”.

“Në komunën e Shkupit, Gazi Babë, janë kryer mbikqyrje inspektuese në përputhje me dispozitat e Ligjit për hapësirat e gjelbra urbane, ku inspektorët komunalë të komunës së Gazi Babës kanë shqiptuar 12 gjoba. Po ashtu, janë shqiptuar 7 gjoba në përputhje me Ligjin për pastrimin publik, dhe është realizuar një inspektim i të gjitha pikave kritike ku shpesh ndodhin shkelje në lidhje me depozitimin dhe/ose djegien e mbeturinave, dhe është shqiptuar një gjobë për depozitimin e papërshtatshëm të mbeturinave”.

“Në lidhje me inspektimin e subjekteve juridike që disponojnë B- Leje të Integruar Ekologjike, është bërë një inspektim në 2 servise automekanike në territorin e Komunës së Gazi Babës, ku nuk janë konstatuar shkelje. Gjatë javës së përmendur, gjatë inspektimit të rregullt dhe kontrollit të ngrohjes në serviset e vogla, nuk është gjetur djegie e mbeturinave. Është konstatuar se një problem serioz për Komunën e Gazi Babës janë familjet që ngrohen duke djegur mbeturina druri (dërrasa, mbeturina druri dhe të ngjashme). Janë paralajmëruar 2 persona fizikë për këtë shkelje dhe u është urdhëruar që menjëherë të largojnë mbeturinat nga oborret e tyre dhe të përdorin dru për ngrohje”, thonë nga MMJPH.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë
Next Article Gjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?