By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrasja e 13-vjeçares shqiptare! Zbardhet krimi që bëri bujë në Itali, të miturën e hodhi nga tarraca i dashuri i saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vrasja e 13-vjeçares shqiptare! Zbardhet krimi që bëri bujë në Itali, të miturën e hodhi nga tarraca i dashuri i saj
Shqipëri

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare! Zbardhet krimi që bëri bujë në Itali, të miturën e hodhi nga tarraca i dashuri i saj

admin
Last updated: 05/02/2025 23:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një nga krimet që tronditi Italinë dhe mori vëmendjen e medias për disa javë është zbardhur disa muaj më pas.

Autopsia zbulon të vërtetën e trishtë të vdekjes së 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, më 25 tetor 2024, pasi fillimisht u tha se ra nga tarraca e një pallati në Itali. Mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Universitetit në Pavia kanë zbuluar se e mitura nuk është vetëhedhur, por është shtyrë nga dikush, duke rënë mbrapsht, e për pasojë, duke dëmtuar pjesën e pasme të kokës.

Ky skenar i paraqitur nga mjekët përputhet me atë të përshkruar në urdhrin e paraburgimit të Gjykatës për të Mitur të Bolonjës kundër ish-të dashurit 15-vjeçar të shqiptares, i cili është i arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje. Sipas autopsisë, 13-vjeçarja shqiptare kishte fraktura të shumta, të gjitha të lidhura me rënien nga lartësia, por ato fatale ishin dëmtimet në kokë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Një tjetër pikë kyçe e ekzaminimit është përqendruar në dëmtimet e konstatuara në duart e vajzës, veçanërisht në kyçet e gishtave. Karabinierët e njësisë hetimore të Piacenzës, të cilëve u janë besuar hetimet, kanë mbledhur dëshmitë e tre personave që pretendojnë se kanë parë ose dëgjuar atë që ndodhi mes Aurorës dhe ish-të dashurit të saj në tarracë.

Dy prej tyre pretendojnë se kanë qenë dëshmitarë të skenës, edhe pse nga një distancë e caktuar. Një i tretë thotë se ka dëgjuar britmat e dëshpëruara të vajzës. Sipas rrëfimeve të tyre, Aurora është parë e varur pas parmakut, ndërsa djali godiste me grushte mbi duart e saj për ta bërë të bjerë.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidentja Siljanovska Davkova priti delegacionin e AMIE, shpreh shqetësim për gjendjen e minoritetit maqedonas në Shqipëri
Next Article Izraeli ndjek hapat e SHBA-së, tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?