By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rita Ora publikon video nga momentet e këndshme që shijon me bashkëshortin, Taika Waititi në veturë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Rita Ora publikon video nga momentet e këndshme që shijon me bashkëshortin, Taika Waititi në veturë
Showbizz

Rita Ora publikon video nga momentet e këndshme që shijon me bashkëshortin, Taika Waititi në veturë

admin
Last updated: 06/02/2025 08:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, dëshmuan se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë, teksa ndanë një moment argëtues me ndjekësit e tyre në Instagram.

Këngëtarja 34-vjeçare ndau me ndjekësit një anë të lezetshme të bashkëshortit të saj, regjisorit 49-vjeçar, duke postuar një video ku ai këndon me vetëbesim këngën më të re të reperes GloRilla, “WHATCHU KNOW ABOUT ME”, ndërsa drejton makinën.

Rita, e cila nuk mund të përmbante të qeshurat, dukej në formë të shkëlqyer e veshur me një xhaketë sportive me zinxhir dhe syze të mëdha me kornizë të zezë, shkruan DailyMail.

Artistja u shfaq me një pamje natyrale, me grim minimal në fytyrë, ndërsa vathët e mëdhenj të artë ishin aksesorët që plotësonin stilin e saj.

Flokët i kishte kapur në një topuz të rregullt, teksa lëkundte kokën nën ritmet e muzikës.

Më herët gjatë ditës, Rita publikoi në Instagram një mesazh mbështetës për shoqen e saj, Davina McCall, pas intervistës së saj emocionale me Steven Bartlett.

Në këtë intervistë, prezantuesja televizive 57-vjeçare rrëfeu sesi operacioni për heqjen e një tumori në tru ndikoi në personalitetin e saj.

Duke rishpërndarë një fragment nga intervista, Rita shkroi: “Të dua Davina, gjithmonë frymëzimi dhe shoqja ime! E nderuar që të njoh. Gruaja më punëtore në televizion”.

Davina u detyrua t’i nënshtrohej operacionit në nëntor, pasi mjekët zbuluan një kist të butë në trurin e saj, një gjendje e rrallë që prek vetëm tre persona në një milion. Tumori u zbulua gjatë një kontrolli rutinë shëndetësor, pas një ligjërate që ajo mbajti mbi menopauzën.

You Might Also Like

Kush është Mahmut Orhan, DJ turk që performon më 4 korrik në Prishtinë

Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur

Selvija me dedikim prekës: Shpat, unë e Roeli kemi shumë nevojë për ty

Elijona shfaqet në veturë me Don Xhonin, çka po zihet mes tyre?

Vëllai i Nicola Peltz martohet me vajzën e Quincy Jones, bashkohen dy familje të njohura të showbizit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot vranët dhe me diell
Next Article NASA do të nisë së shpejti një teleskop të ri hapësinor SPHEREx

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?