By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Strasburgu vendos për rigjykimin e çështjes kundër Arben Frrokut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Strasburgu vendos për rigjykimin e çështjes kundër Arben Frrokut
Shqipëri

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Strasburgu vendos për rigjykimin e çështjes kundër Arben Frrokut

admin
Last updated: 07/02/2025 10:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut ka vendosur se çështja kundër Arben Frrokut, të dënuar për vrasjen e Komisarit të Policisë së Shtetit, Dritan Lamaj, duhet të rigjykohet.

Sipas “Strasburgut”, procesi ka pasur shkelje dhe do të duhet të rigjykohet nga drejtësia shqiptare.

Përmes avokatit të tij, Tonin Prendi, Arben Frroku kishte bërë ankim në Strasburg për disa shkelje. Më 4 shkurt, Gjykata ka publikuar vendimin, duke pranuar disa nga kërkesat e ankimuesit.

Frroku u dënua përjetë nga ish-Apeli i Krimeve, në një kohë që ishte arratisur nga vendi. Ai u arrestua më vonë në Holandë, vend që refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri dhe njohu dënimin e tij, duke e konvertuar në 18 vite burg.

Vrasja e komisarit ndodhi më 24 shkurt 2013. Më 29 qershor 2015, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Më herët, në prill të po atij viti, pesë gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda e shpallën të pafajshëm Frrokun, duke e konsideruar të manipuluar dëshminë e të mbrojturit të drejtësisë.

Në qershor 2015, vetëm dy ditë para vendimit të Apelit, Frroku u arratis nëpërmjet Malit të Zi. Fillimisht u ndalua nga policia malazeze në kufirin me Kroacinë për arsye verifikimi, por më pas u la i lirë.

Më 6 mars 2016, ai u arrestua në Holandë, ku qëndronte i fshehur me një pasaportë greke të falsifikuar, me identitetin e Renato Tsepa. Fillimisht u ndalua për falsifikim dokumentesh, por pas verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e kryekomisarit Lamaj.

Frroku kundërshtoi ekstradimin në Shqipëri, duke argumentuar se ndaj tij ishte zhvilluar një proces i padrejtë dhe se jeta e tij ishte në rrezik.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kopshti zoologjik amerikan do t’i dërgojë ish-it tuaj një video interesante për Shën Valentin
Next Article MPB: Alarmet për bomba nëpër shkolla janë të rrejshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?