By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limani paralajmëron mbi 40 projekte të reja për Gostivarin nga thirrja e dytë qeveritare për investime kapitale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limani paralajmëron mbi 40 projekte të reja për Gostivarin nga thirrja e dytë qeveritare për investime kapitale
Maqedoni

Limani paralajmëron mbi 40 projekte të reja për Gostivarin nga thirrja e dytë qeveritare për investime kapitale

admin
Last updated: 07/02/2025 12:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 shkurt – Terrene sportive, rrugë, kanalizime, ujësjellës, revitalizim i një parku, si dhe një pishinë shkollore – Komuna e Gostivarit është gati për pjesën e dytë të projekteve nga fondi prej 250 milionë eurosh të planifikuara, të cilat Qeveria i ka siguruar me kushte të favorshme financiare për projekte kapitale, përmes kredisë nga Hungaria.

Thirrja e dytë publike për aplikimin e komunave pritet të shpallet këtë javë dhe deri në fund të muajit duhet të kalojë në seancë qeveritare. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i pyetur nga gazetarët lokalë, tha se për këtë thirrje janë duke u përgatitur mbi 40 projekte dhe pret që ato të realizohen deri në fund të vitit.

Ai shtoi se investimet do të mbulojnë të gjitha fushat dhe do të adresojnë kërkesat e qytetarëve. “Komuna e Gostivarit është në fazën përfundimtare të përgatitjeve. Besoj se do të kemi mbi 40 projekte të ndryshme infrastrukturore, duke filluar nga asfaltimi i rrugëve, ndërtimi i kanalizimeve fekale, ujësjellësve, si dhe rinovimi i disa terreneve sportive. Gjithashtu, planifikojmë ndërtimin e një pishine shkollore pranë shkollës fillore ‘Goce Dellçev’ dhe revitalizimin e një parku të vogël, krahas projekteve të tjera që synojnë të mbulojnë nevojat e qytetarëve tanë,” deklaroi Limani.

Ndërkohe, ai bëri të ditur se me 13 projektet e fituara nga thirrja e parë, punimet në terren do të nisin më së voni brenda dy javësh. “Procedurat për shumicën e projekteve janë drejt përfundimit, disa tashmë kanë përfunduar. Po presim që operatorët të nisin punimet sapo kushtet atmosferike ta lejojnë. Nëse koha është e mirë, besoj se brenda dy-tre javësh do të fillojmë me projektet e para,” theksoi ai.

Limani shtoi se realizimi i këtyre projekteve do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e qytetit të Gostivarit. Ndryshe, ashtu si në thirrjen e parë publike, fondet do të shpërndahen përmes gjashtë ministrive, të cilat do të duhet të japin miratimin e tyre për realizimin e projekteve përmes komisioneve vlerësuese.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Votimi nga jashtë, mbi 157 000 regjistrime, 99 002 kërkesa të miratuara
Next Article Grupet parlamentare të partive në pushtet kanë dorëzuar interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?