By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haradinaj me letër publike i drejtohet Policisë: Jeni ju që na siguroni gjumin e qetë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Haradinaj me letër publike i drejtohet Policisë: Jeni ju që na siguroni gjumin e qetë
Maqedoni

Haradinaj me letër publike i drejtohet Policisë: Jeni ju që na siguroni gjumin e qetë

admin
Last updated: 07/02/2025 14:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese 137, i është drejtuar sot me një letër publike Policisë së Kosovës, duke shprehur mirënjohje të thellë për përkushtimin e tyre në ruajtjen e sigurisë së vendit dhe duke premtuar përmirësim të kushteve të tyre të punës.

Kandidati për kryeministër vë në dukje nevojën urgjente për ndryshim në trajtimin institucional të forcave policore.

“E ndjej në zemër dhe shpirt, atë që e përjetoni çdo ditë,” shkruan ish-kryeministri Haradinaj, duke theksuar sakrificën e përditshme të policëve për sigurinë e qytetarëve. Ai veçanërisht përmend sfidat e turneve të natës dhe kushtet e vështira të punës që përballojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Duhet të përfundoj kjo ëndërr e keqe, që e solli në kushte të vështira shpesh herë gjendjen tuaj, për kushtet më jetike që duhet t’i ketë një Polic/e”, thekson Haradinaj, duke sugjeruar se qeveria aktuale ka dështuar në përmirësimin e kushteve të punës së policisë.

Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme, Haradinaj u bën thirrje policëve të përdorin instrumentin demokratik për të sjellë ndryshim.

“Populli është gjithmonë me ju, sepse ju i shërbeni vetëm popullit”, përfundon ai, duke shprehur mirënjohje të veçantë edhe për familjet e policëve që sakrifikojnë kohën me të dashurit e tyre në shërbim të sigurisë kombëtare.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi katër kilogramë drogë ka konfiskuar policia vitin e kaluar në rajonin e SPB Ohër
Next Article Ngrirja e ndihmave të huaja nga Trump sjell kaos në media dhe gazetari në mbarë botën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?