By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PZAP gjobit sërish subjektet politike, kjo është vlera e tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > PZAP gjobit sërish subjektet politike, kjo është vlera e tyre
Maqedoni

PZAP gjobit sërish subjektet politike, kjo është vlera e tyre

admin
Last updated: 07/02/2025 15:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje shkaku i pesë ankesave të fundit në PZAP që janë bërë nga subjektet politike, tri nga PDK-ja, një nga LDK-ja si dhe një nga Instituti Demokratik i Kosovës është gjobitur në total me 30 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

Partia Demokratike e Kosovës është ankuar në PZAP për pretendimet se subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje në rrjetin social në Facebook në profilin zyrtar ka publikuar një fotografi me investimet e bëra në Klinikën e Oftalmologjisë në të cilën fotografi e ka bashkangjitur edhe logon e LVV-së. LVV nga PZAP dënohet me gjobë prej 4 mijë e 500 euro.

PDK sërish ka dërguar ankesa në PZAP me pretendimet se më 03.02.2025 në profilin e mbështetësit, simpatizantit dhe aktivistit të LVV-së, me emrin në rrjetin social në Facebook “Albin Forca”, ka publikuar disa video me tekst shoqërues, në të cilën shkruan “PDK, mos bëni fushatë me familjen Jashari…”, si dhe disa ankesa tjera të cilat mund t’i shikoni në vendim. Për këtë PZAP dënon LVV-në me gjobë prej 15 mijë euro.

PDK poashtu është ankuar ndaj gjuhës së kryeministrit Albin Kurti në një tubim në Gjilan. Nga kjo ankesë LVV dënohet me gjobë prej 5 mijë euro.

Instituti Demokratik i Kosovës është ankuar për Lëvizjen Vetëvendosje duke pretenduar se në një tubim në Gjilan është identifikuar pjesëmarrja e fëmijëve nën moshën 15 vjeç. Më këtë arsyetim Vetëvendosje është dënuar me 3 mijë euro.

Lëvizja vetëvendosje në njërën nga ankesat është gjobitur nga PZAP shkaku i ankesës së LDK-së me 3 mijë euro.

Në arsyetim thuhet se LDK ka vërejtur se kandidati për deputet i LVV Dimal Basha ka postuar në Facebook foto të ish kryeministrit Avdullah Hoti që vjen nga radhët e LDK-së dhe një foto të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ku thuhet: “Oferta e 9 shkurtit e përmbledhur me një foto”.

Përveç dënimit këtë postim Basha është urdhëruar që ta largoj nga rrjeti social.

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në PZAP me pretendimin se në Ferizaj ka identifikuar banerin/posterin e vendosur në hapësirat/objektet/rrugët publike të kandidates për deputet nga radhët e LDK-së, Bahrije Hyseni. Në lidhje me këtë LDK dënohet me gjobë prej 2 mijë euro.

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar ndaj subjektit politik LDK për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë fushatës zgjedhore. LDK është dënuar me gjobë prej 3 mijë euro.

“LVV në Istog ka identifikuar në profilin në Instagram të kandidates për deputete nga lista e LDK-së, Serbeze Kabashi Muçaj, një video me tekst shoqërues të realizuar në hapësirat e brendshme të Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare në Istog”, thuhet në vendim të PZAP-së.

Sërish LVV është ankuar ndaj subjektit politik Srpska Dekoratija për pretendimet se aktivistë të saj kanë identifikuar banerë/posterë të vendosur në hapësirat/rrugët publike të subjektit Srpska Dekratija, në Zveçan.

Kjo parti nga PZAP është dënuar me gjobë prej 4 mijë e 500 euro.

Gjithashtu Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova) dhe Dylberizmi pretendon se më datë 01.02.2025 gjatë fushatës zgjedhore të subjektit politik Koalicioni për Familje në qytetin e Rahovecit, ngjarje e cila më pas është postuar në rrjete sociale Facebook, janë bërë deklarata të cilat përmbajnë gjuhë nxitëse dhe stigmatizuese ndaj komunitetit LGBTI+.

Ndaj këtij vendimi Koalicioni për Familjen gjobitet në shumën prej 5 mijë euro.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndahen 15 karroca elektrike për personat me aftësi të kufizuara
Next Article Radoniqi thotë se nuk ka ende asgjë zyrtare rreth votave të diasporës në Zagreb

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?