By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votimi nga jashtë, Berisha: Jemi pro që emigrantët të mos paguajnë postën, jo për lëvizjen e afateve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Votimi nga jashtë, Berisha: Jemi pro që emigrantët të mos paguajnë postën, jo për lëvizjen e afateve
Shqipëri

Votimi nga jashtë, Berisha: Jemi pro që emigrantët të mos paguajnë postën, jo për lëvizjen e afateve

admin
Last updated: 07/02/2025 16:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e përjavshme të zhvilluar me gazetarët në selinë blu, tha se PD nuk do të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që propozon mazhoranca pa u pranuar amendamenti i saj.

“Në qoftë se qeveria nuk do njohë dokumentet e identitetit të qytetarëve shqiptarë në vendet e huaja ku janë prodhuar, ne nuk votojmë amendamentet që kërkon qeveria. Pikë! Nuk i votojmë. Se ka kërkuar jo të lëvizin afatet, jo të bëhet kjo e ajo. Çfarë po kërkojmë ne? Që sa më shumë shqiptarë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese. Këta po kërkojnë që sa më pak shqiptarë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese”, tha Berisha.

Berisha tha se nëse mazhoranca “voton njohjen e dokumenteve, ne do votojmë kërkesën e KQZ për lëvizje të afateve”.

“Ne nuk shkelim Kushtetutën, përkundrazi. Pse po e kushtëzojmë ne? Që t’u mundësohet e drejta kushtetuese atyre. Këta nuk e pranojnë, duke shkelur të drejtën kushtetuese. Kushtetuta nuk thotë se është shtetas shqiptar ai që ka pasaportë shqiptare. Mund të kesh pasaportë greke, italiane dhe mund të jesh shtetas shqiptar”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi se “ne, në kundërpërgjigje, nuk e votojmë këtë më datë 13, prandaj kanë kohë gjer më datë 13 të mendojnë si të duan”.

Por, Berisha theksoi se amendamentin që shtetasit shqiptarë të mos paguajnë për votën me postë do ta votojnë.

“Këtë amendament e votojmë ne. Nuk votojmë tjetrin ne, lëvizjen e afateve. Këtë që nesër, se është propozimi ynë, që emigrantët të mos paguajnë asgjë. Pse mos të paguajnë asgjë? Sepse qytetarët në Shqipëri nuk paguajnë asgjë, thjeshtë për efekt barazie. Kjo rrjedh nga ky vendim. Këta kanë kërkuar lëvizje afatesh burokratike. Këto nuk i votojmë ne, nëse ata nuk pranojnë të votojnë me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë, emigrantët shqiptarë”, tha Berisha.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve
Next Article Votimi nga jashtë, Celibashi: 100 mijë zgjedhës të regjistruar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?