By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
Maqedoni

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

admin
Last updated: 10/02/2025 08:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e numërimit të votave për subjektet politike.

Deri më tani janë numëruar 88.04% e votave në gjithë Kosovën, ku e para renditet LVV me 41.29%, e dyta PDK me 21.83%, e treta LDK me 17.75% dhe e katërta renditet koalicioni AAK-Nisma me 7.68%.

Sipas të dhënave nga KQZ, në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është partia që kryeson dukshëm me numër të votave krahasuar me partitë tjera.

Në Gjakovë nga numërimi i 93.10% të votave, LVV ka marrë 47.15%, AAK-Nisma ka 19.70%, LDK me 16.68% dhe PDK 10.23%

Duhet theksuar se kjo komunë aktualisht udhëhiqet nga Ardian Gjini i  AAK-së.

Në Mitrovicë nga numërimi i 89.52% të votave, LVV ka marrë 56.23%, e dyta renditet PDK me 30.81%, LDK renditet e treta me 6.31% e katërta Koalicioni për Familjen me 3.37% kurse AAK-Nisma janë të pestët në këtë komunë me 1.37%.

Kjo komunë drejtohet nga Bedri Hamza i PDK-së, i cili ishte dhe kandidat për kryeministër.

Në qytetin e Pejës nga numërimi i 80.30% të votave, LVV është e para me 41.37%, e dyta renditet LDK me 28.01%, e treta është AAK-Nisma me 12.74% dhe PDK e pesta me 10.11%.

Kjo komunë udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së.

Në Prishtinë deri më tani janë numëruar 94.19% e votave, ku LVV ka marrë 46.80%, LDK ka 25.54%, PDK ka marrë 18.43%, Koalicioni për Familjen 4.23% dhe AAK-Nisma 3.31%.

Edhe Prishtina aktualisht është nën udhëheqjen e Përparim Ramës nga LDK.

Në Gjilan janë numëruar 78.29% e votave, ku LVV ka marrë 51.54%, LDK ka 21.73%, PDK ka marrë 17.06% dhe AAK-Nisma ka 2.73%.

Kjo komunë aktualisht drejtohet nga Alban Hyseni i LVV-së.

KQZ në Prizren ka numëruar 91.10% të votave, ku LVV ka marrë 40.79%, PDK ka 22.85%, LDK ka marrë 10.67% dhe AAK-Nisma ka 4.77% të votave.

Prizreni është nën udhëheqjen e Shaqir Totaj nga PDK.

Në Ferizaj janë numëruar 88.16% e votave, ku edhe në këtë komunë LVV është e para më 50.99%, e dyta PDK më 27.61%, e treta LDK me 12.72% dhe e katërta renditet AAK-Nisma me 3.19%.

Edhe kjo komunë është nën udhëheqjen e Agim Aliut nga PDK.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Sun”: Shqipëria – vendi ballkanik plot me xhevahire të fshehura për t’u zbuluar
Next Article Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?