By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VV ruajti trupin votues, rënien e shkaktoi presidentja Osmani dhe Lista për Familjen!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > VV ruajti trupin votues, rënien e shkaktoi presidentja Osmani dhe Lista për Familjen!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

VV ruajti trupin votues, rënien e shkaktoi presidentja Osmani dhe Lista për Familjen!

admin
Last updated: 10/02/2025 10:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Kosova shteti më i ri i pavarur në rajonin e Ballkanit Perëndimor dëshmoi dhe vulosi edhe kësaj here vlerat demokratike. Zgjedhjet e 9 shkurtit përfunduan pa incidente dhe pa kurrfarë problemi. Para se të analizojmë rezultatet e partive politike, e rëndësishme është të thuhet që fitues të këtyre zgjedhjeve janë qytetarët e Kosovës që dëshmuan pjekuri dhe vendosmëri në hapat e mëtejmë për ndërtimin dhe ngritjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Fitues absolut edhe të zgjedhjeve të 9 shkurtit ishte VV e prirë nga kryeministri, Albin Kurti, shkruan Zhurnal.

Kosova dëshmoi edhe njëherë vlerat demokratike, qytetarët fituan –

Një ditë pas procesit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, vazhdon numërimi i votave. Sipas rezultateve të orës 9:45 të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë numëruar 89.54 për qind e votova.

Sipas këtyre të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.07 % të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.31 %, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 17.58 % të votave, dhe AAK 7.6 %.

KQZ-së ka bërë të ditur se dalja në votime ka qenë 40.59 për qind, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj.

Fitorja bindëse e Albin Kurtit, bashkë partia e dytë dhe e tretë nuk kanë vota sa VV që doli parti e parë –

Derisa në studio të shumta televizive flitej që VV do të bie në 30%, ndodhi e kundërta VV kaloi edhe 40%. Tani po të njëjtat zëri e cilësojnë si humbje këtë rezultat për faktin se VV nuk paska përmbushur pritshmërit e saj. Nëse shkojmë me këtë logjikë i bie që VV ka dështuar në pritshmëritë e saj por që prinë në krye të listës fituese.

E opozita pëson me humbje të dyfishtë, edhe se nuk ka arritur pritshmëritë e saj që kishin shkuar për fitore në garë, por edhe kur e shohin veten në listë janë në fund, parti e dytë, e tretë e kështu me radhë. Pra, humbës në parashikime e kërkesa, humbës edhe në lista.

Çfarë sjelli rënien prej 8% në VV?

Në zgjedhjet e vitit 2021 VV garoi bashkë me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, e cila kishte shkëputur një trup votuesish të konsiderueshëm prej LDK-së. Pastaj, në zgjedhjet e kaluara parlamentare në VV kishte prurje të reja që gjithashtu kishin sjellë vota të mjaftueshme sa për të arritur edhe 50.2%, rezultatin historik.

Pra, nëse hiqen votat e Vjosa Osmanit të cilat janë kthyer në origjinë në LDK, votat e Listës për Familjen, dy deputetë të shkëputur nga VV kuptohet qartësisht kjo rënie. Pra, në thelb VV qëndron ngjashëm me votuesit e saj sikurse në zgjedhjet paraprake.

Megjithatë, qytetarët e Kosovës dhanë verdiktin e tyre, edhe pse VV-ja e Kurtit përballej me një kundërshtim të paparë nga shumë anë. Duke filluar nga sulmet hibride prej brenda, nga Serbia, faktori ndërkombëtar i dekoruar nga Serbia e të tjera. Pra, edhe përkundër gjithë këtij presioni e propagande të hatashme VV sërish ngadhënjeu dhe ia doli të jetë parti fituese me rezultat të kënaqshëm, me diferencë të madhe nga oponentët e saj. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjedhjet parlamentare – Në Prokurorinë e Mitrovicës lajmërohen dy raste lidhur me procesin e votimit
Next Article Digjen dy kontejnerë në Seravë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?