By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Unë llogaritë i kam me historinë, kush më kërkon dorëheqjen ta provojë në zgjedhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Unë llogaritë i kam me historinë, kush më kërkon dorëheqjen ta provojë në zgjedhje
Shqipëri

Rama: Unë llogaritë i kam me historinë, kush më kërkon dorëheqjen ta provojë në zgjedhje

admin
Last updated: 11/02/2025 10:23
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në platformat sociale iu është përgjigjur komenteve dhe pyetjeve të tyre në rubrikën “Sy m’sy”. Një nga qytetarët i kërkoi kreut të qeverisë që të japë dorëheqjen pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

“Po për çfarë arsye për shembull sipas teje, nuk po flas sipas atyre të tjerëve që dorëheqjen time e kanë artikuluar që para se unë të bëhesha burrë. Po për çfarë arsye për shembull”, u përgjigj Rama.

Pyetjes së një qytetari se “pse e ke gjysmën e qeverisë në burg”, kreu i qeverisë iu përgjigj se ai po i bën llogaritë gabim. Rama theksoi se forca politike me të cilën qeveris ka çliruar drejtësinë nga kontrolli i pushtetit politik.

“Si e kam gjysmën apo të gjithën kjo është një çështje që në të gjitha rastet ka një zanafillë, po hiri i së vërtetës do të thuhet se nëse i referohemi fakteve dhe nëse shohim historikun e gjithë kësaj periudhe, e para qysh nga viti 1912 kur u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe Shqipëria u bë shtet, nuk ka pasur, deri kur Reforma në Drejtësi filloi të japë efektet e veta, asnjë anëtar qeverie, të asnjë regjimi, të asnjë force pas rënies së regjimeve, që të jetë gjykuar, lërë pastaj, po as hetuar nga një drejtësia e pavarur”, tha Rama

“Tani duhet thënë si ndodhi?! Ra nga qielli kjo? Altin Dumani që është drejtuesi i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë edhe më parë kur ka qenë në një prokurori të zakonshme. Ka pasur mundësi ta luftojë korrupsionin edhe atëherë, dini gjë të ketë bërë ndonjë luftë kundër korrupsionit, që t’i ketë dalë emri siç i ka dalë tani. Pse? Sepse ka qenë  e pamundur jo për të por për të gjithë sepse drejtësia ka qenë e kapur”, vijoi Rama më tej.

“Sot drejtësia doni ju nuk doni ju, dhe duan s’duan ata që bëjnë kuak-kuak dhe ata që u shkojnë nga mbrapa me profile false apo me verbërinë e fanatikut që lahet në kënetë dhe kujton se po lahet në det, drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik forca politike që unë kam privilegjin të qeveris dhe e ka çliruar për ekzaktësisht gjërat që kam thënë dhe kemi thënë! Për të bërë luftë pa kompromis majtas dhe djathtas!”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë tha se ka pasur rreth 60 ministra dhe ndër to nuk bëhen as 6 ish-ministra të cilët kanë pasur probleme me drejtësinë.

“Ne kemi në pushtet që në 2013 ju thoni gjysma e qeverisë, cila gjysma e qeverisë? Sepse këtu çfarë bëni llogarisni dikë që ka qenë në qeverinë e parë qoftë në partinë tonë qoftë të koalicionit. Po më tregoni një anëtar të kabineteve qeveritare që nuk ka qenë i larguar dhe që është marrë dhe trajtuar pastaj nga drejtësia për arsyet e veta nuk kam asnjë koment për këtë ende. Kam pasur rreth 60 ministra, nuk bëhen as 6 ish-ministra që kanë pasur apo kanë probleme me drejtësinë. Çfarë do më thonë kjo? Do të ishte mirë që mos të ishte asnjëri, do të ishte më mirë që të kishim të njëjtin sistem si më parë dhe të bënin sikur po luftonin korrupsionin dhe mos ta shihnim derën jo negociatave, por as të shpresës për negociata me BE-në”, u shpreh Rama.

“E kuptoni se çfarë flisni apo jo, mund të jeni kundër qeverisë, mund të flisni kundër meje, doni dikë tjetër e tjerë e tjerë, por arsye sepse nuk fitoni dhe nuk keni për të fituar është se nuk dini të ndani atë që është e Cezarit me atë që është e Zotit, jepi Cezarit atë që i takon”, u shpreh Rama më tej.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas kreut të qeverisë kjo është betejë për Shqipërinë për vendin e përbashkët.

“Gjithë veprat publike, gjithë reformat, shërbimet publike online, nuk bëhen për një palë, por për të gjithë. Për çfarë flisni, cilën dorëheqje kërkoni? Kujt timen? Po për çfarë arsye apo se pse e kemi sjellë Shqipërinë në pozicione që nuk ka qenë kurrë më parë apo që në 2030 do të ngjisim në majën ku i takon dhe ku e kanë aspiruar të gjithë. Kushdo të qeverisë bujrum ja sheshi ja Mejdani ja dhe Muço Kapedani. Beteja jonë është betejë reale serioze është betejë më historinë. Unë llogaritë i kam me historinë për këtë rri këtu”, tha Rama.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MPB: Mosmarrëveshja në komunikacion dyshohet të jetë shkaku i përleshjes së armatosur në Çair
Next Article Tirana 105 vjet kryeqytet, Begaj: Kryeqendra e shqiptarisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?