By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: PS është me 800 mijë vota, në 11 maj do të afrohet në 1 milion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: PS është me 800 mijë vota, në 11 maj do të afrohet në 1 milion
Shqipëri

Rama: PS është me 800 mijë vota, në 11 maj do të afrohet në 1 milion

admin
Last updated: 11/02/2025 10:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se të gjitha lëvizjet e fundit që po ndodhin në kampin socialist, por sidomos ato në raport me drejtësinë nuk duhet të shqetësojnë askënd.

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në platformat sociale, Rama tha se: “Partia Socialiste është buja, zhurma, është risia e madhe e të pasurit një sistemi drejtësie që godet persona publik me lidhje politike, me fuqi politike që krijon idenë se këtu të tërë po kalojnë në atë sitë”.

“Të tërë nuk janë njësoj! Unë që jam këtu mund të jem në shumë gjëra i diskutueshëm, i kritikueshëm, por njësoj me këta të tjerët nuk jam, në asnjë aspekt, fare, zero. PS-së nuk duhet t’ja qajë hallin askush sepse është njësoj si t’i qash hallin kalorësit që po i varen këmbët. PS është 800 mijë, në 11 maj do t’i afrohet 1 milion. Pra do të jetë më afër 1 milion se 800 mijë vota dhe PS ka forca të pafundme”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi sërish faktin se gjithçka që po ndodh në Partinë Socialiste është vullnet pikërisht i kësaj force politike.

Rama u ndal edhe te vlerësimi i punës së SPAK, për të cilin tha se e ka mbështetur dhe do ta mbështesë punën e tij.

“Por, puna e SPAK-ut ka dhe probleme që nuk shkojnë dhe për këtë arsye, unë sot e konsideroj të mbyllur fazën e pesë vjetëve “no comment”. Ne do të ndërtojmë një pozicion konstruktiv, do të bëjmë sa më shumë që të jemi në gjendje në kritikë konstruktive për gjërat që nuk shkojnë, por duke e mbështetur pa asnjë rezervë në vijimësi luftën për drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, puna e SPAK nuk është vullnet i Amerikës apo Evropës që e ka mbështetur Shqipërinë, por i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

“Amerika mund të ndryshojë qasje. Është komplet e kuptueshme në të drejtën e vet. Këtu qasja nuk ndryshon. Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë pa kompromis majtas dhe djathtas, kjo është e ndarë dhe e qartë. Kundër korrupsionit dhe ai prezumimi i pafajësisë nuk mund të jetë një rresht aty në fund, që mbasi e shqyen dikë dhe e mbasi e merr pa gjyq nga detyra dhe e çon e mbyll brenda dhe jo nga një detyrë do si do, por nga drejtimi i kryeqytetit që ka një mijë punë çdo ditë, shkruan aty prezumohet i pafajshëm. Këto gjëra janë pak si tepër, do i shikojmë me maturi dhe qetësi”, nënvizoi Rama.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tirana 105 vjet kryeqytet, Begaj: Kryeqendra e shqiptarisë
Next Article Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?