By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ngushëllime për Hebib Bunjakun, të riun që u vra mbrëmë në Çair
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ngushëllime për Hebib Bunjakun, të riun që u vra mbrëmë në Çair
Maqedoni

Ngushëllime për Hebib Bunjakun, të riun që u vra mbrëmë në Çair

admin
Last updated: 11/02/2025 13:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shkurt – Miq, shokë dhe familjarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen tragjike mbrëmë të 32-vjeçarit Hebib Bunjaku. I ndjeri është djali i ish-zyrtarit të BDI-së, Ekrem Bunjaku, ndërsa ngushëllime ka ardhur edhe nga Klubi i Futsalit “Shkupi”, pjesë e së cilës ka qenë edhe Hebibi.

“Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit, shokut tonë Hebib Bunjaku. Një njeri i jashtëzakonshëm, i cili la pas kujtime të paharrueshme për gjithë që e njohën. Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin. Allahu të mëshiroftë!”

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas namazit të ikindisë në xhaminë e Jahja Pashës, ndërsa varrimi në varrezat e fshatit Bllacë.

Ndryshe, policia thotë se një mosmarrëveshje në trafik ka qenë shkaku për një debat mes dy grupeve që ka rezultuar me të shtëna që kanë ndodhur mbrëmë në një parking në Çair, në afërsi të marketit Viva Fresh.

“Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim. Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” është transferuar edhe N.D. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me memorandum zyrtarizohet bashkëpunimi shumëvjeçar mes Komisioneve Rregullatore të Energjetikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
Next Article Ibrahimi: Ali Ahmeti është i fundit që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?