By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot Shën Valentini, por çfarë është dhe si ka filluar kjo festë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Sot Shën Valentini, por çfarë është dhe si ka filluar kjo festë?
Kuriozitete

Sot Shën Valentini, por çfarë është dhe si ka filluar kjo festë?

admin
Last updated: 14/02/2025 09:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt. Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave.

Por, kush ka qenë Shën Valentini?

Kjo ditë ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai.

Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë.

Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.

Kur Klaudiusi e kishte kuptuar, ai e kishte burgosur Valentinin dhe e kishte dënuar me burg të përjetshëm.

Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!

Si ka filluar Dita e Shën Valentinit?

Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.

Romakët e kishin pasur një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt – zyrtarisht në fillim të pranverës së tyre.

Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë.

Më vonë, kisha kishte vendosur ta shndërronte këtë festival në festë krishtere dhe kishte vendosur ta përdorte edhe për ta rikujtuar Shën Valentinin.

Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin.

You Might Also Like

Për herë të parë luajti lotari dhe burri fitoi një çmim të majmë

Zbuloni disa nga arsyet për të ngrënë luleshtrydhe sa më shpesh

Brukseli transformohet në galeri çokollatash: Mjeshtërit belgë ekspozojnë vezët gjigante para Pashkëve

Djali qan si të ishte fundi i botës, pastaj befasohet – kur pa një vajzë

Kolonia më e madhe e koraleve në botë zbulohet pranë brigjeve australiane nga nënë e bijë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kanye West dhe Bianca Censori i japin fund martesës
Next Article Pas 10 muajsh vazhdon procesi gjyqësor për lehonën nga Dibra, do të prezantohet super ekspertiza

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?