By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Oda ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë në takim me ministrin e ekonomisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Oda ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë në takim me ministrin e ekonomisë
Maqedoni

Oda ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë në takim me ministrin e ekonomisë

admin
Last updated: 14/02/2025 10:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurт – Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të sapoformuar të tregtarëve me shumicë dhe pakicë kryesisht me prodhime ushqimore dhe joushqimore, pije dhe duhan duhet të takohen me ministrin e Ekonomisë Besar Durmishi në lidhje me propozim-vendimin për kufizimin e marzheve deri në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Nga Oda përmes një komunikate njoftuan se janë takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili e ka obliguar ministrin e Ekonomisë që të zhvillojë takim me ta, pas së cilës kanë paralajmëruar se do t’i publikojnë informatat për opinionin.

“Sipas vendimit nga takimi, në të cilin kryeministri Hristijan Mickoski e obligoi ministrin e Ekonomisë dhe Punës që të mbajë një takim të ri me ne, më 14 shkurt 2025, gjatë ditës së sotme do të dalim me qëndrime, të cilat do t’i sqarojmë në takim, të cilat do të analizohen për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Ne duam të krijojmë një klimë të favorshme pune për të gjithë aktorët e sektorit, që të mos pësohet asnjë dëm dhe e gjithë kjo është në interes të konsumatorëve tanë”, thuhet në kumtesën e Odës.

Dje Oda ka bërë kërkesë për mbledhje urgjente me Qeverinë pas vendimit për përgatitjen e Projekt-vendimit për kufizimin e marzheve në 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe shumicë.

Nga Oda theksuan se një vendim i tillë do të vinte në pikëpyetje mbijetesën e tregtarëve dhe ata do të detyroheshin të pushonin nga puna dhe të mbyllnin marketet. Dëmet, sipas Odës, do të jenë të mëdha, pasi rrezikohet mbijetesa e 86 kompanive tregtare me 790 dyqane dhe 4.700 punonjës.

Oda Ekonomike e Tregtarëve me Shumicë dhe Pakicë, kryesisht me produkte ushqimore dhe jo ushqimore, pije dhe duhan, është themeluar në Kuvendin Themelues të mbajtur më 10 shkurt dhe është në proces të regjistrimit në Regjistrin Qendror.

Pas rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe dy bojkoteve qytetare, Qeveria në seancën e së martës ka obliguar Ministrinë e Ekonomisë që të përgatisë Projektvendimin, i cili sipas njoftimeve është dashur të mbahej dje në seancë urgjente, por kjo nuk ka ndodhur. Projekt-vendimi ishte paraparë të mbulonte produktet ushqimore bazë nga të njëjtat 73 grupe produktesh që ishin në shportat e mëparshme, si dhe detergjentet, ushqimet për fëmijë dhe produkte të tjera joushqimore që kanë një marzhë shumë të lartë dhe janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve.

Ky vendim është bazuar në raportin gjashtëmujor të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit është konstatuar se shitësit me pakicë kanë mbi 20 për qind marzhe për produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind marzhe për produktet e higjienës personale, ndërsa importuesit dhe distributorët kanë shënuar marzhe më të larta, madje deri në 50 për qind.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekipi i Trump për Ballkanin/ DW: Ambasadorin që pritet ta emërojë në Serbi, një figurë politike e diskutueshme! Roli që do të këtë Grenell dhe dhëndri Jared Kushner
Next Article 7 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?