By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Perinski: Kryetarët e komunave përshëndetën thirrjen e dytë publike për ndarjen e ndihmës financiare për komunat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Perinski: Kryetarët e komunave përshëndetën thirrjen e dytë publike për ndarjen e ndihmës financiare për komunat
Maqedoni

Perinski: Kryetarët e komunave përshëndetën thirrjen e dytë publike për ndarjen e ndihmës financiare për komunat

admin
Last updated: 14/02/2025 11:18
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Deri në ditën e djeshme janë dorëzuar rreth 20-të formularë për aplikim për 20-të projekte nga tre vetëqeverisje lokale në thirrjen e dytë për ndarjen e ndihmës financiare për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore, informon ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski i cili sot së bashku me zëvendësin e tij Erxhan Selim është për vizitë në Komunën e Gazi Babës si pjesë e karvanit “Atje ku zemra është në shtëpi”.

“Kjo është mirë sepse vetëqeverisjet lokale duhet të plotësojnë formularët e aplikimit dhe të rregullojë të gjithë dokumentacionin për të aplikuar. Vetëm ditën e parë kemi pranuar rreth 20 aplikime, që është vërtet mirë dhe tregon se kryetarët e komunave kanë qenë të përgatitur për thirrjen e dytë publike”, tha Perinski në përgjigje të pyetjes së një gazetari duke shtuar se përvoja nga thirrja e parë do t’i ndihmojë komunat që tani të aplikojnë drejt dhe të shmangin problemet si disa prej tyre gjatë thirrjes së parë publike.

Ai vlerësoi se sot në Komunën e Gazi Babës do të kenë takime jashtëzakonisht të rëndësishme që synojnë përmirësimin e legjislacionit që zbatohet në nivel lokal dhe qendror, por shtoi, do të kemi mundësi të bisedojmë edhe me krijuesit e politikave lokale siç janë këshilltarët dhe kryetari i komunës.

“Vizitat e tilla janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për ne që të krijojmë dhe parandalojmë masa që janë në interes të qytetarëve dhe zhvillimit lokal. Komuna e Gazi Babës është shumë e rëndësishme për ne sepse dy e treta e sipërfaqes së saj është rurale dhe ne përpiqemi për zhvillim të barabartë rajonal”, tha Perinski para takimeve me këshilltarët dhe kryetarin e Komunës së Gazi Babës.

Ai theksoi se Komuna e Gazi Babës është një shembull i shkëlqyer se si duhet të investohet në pjesën rurale, por edhe në atë urbane.

“Vizitën do ta shfrytëzojmë edhe për të biseduar për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale. Pres debat të frytshëm dhe shpresoj se në të ardhmen do t’i përmirësojmë të gjitha zgjidhjet ligjore me qëllim që të krijojmë mjedis më të mirë për jetën”, tha Perinski.

Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski tha se vetëqeverisja lokale është e gatshme ta presë thirrjen e dytë për mbështetje financiare nga ana e Qeverisë për realizimin e projekteve infrastrukturore në komuna.

“Gjatë ditës së djeshme në Ministrinë e Vetëqeverisjes lokale kemi dorëzuar 12 projekte me dokumentacion të plotë për realizimin e tyre. Konsideroj se projekti për ndihmë financiare të komunave është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillim të shpejtë të komunave me theks të veçantë të zhvillimit të barabartë rajonal, sepse përmes tij do të zgjidhen problemet shumëdekadëshe me të cilat përballen”, tha Stefkovski.

Kjo, siç tha ai, veçanërisht vlen për Komunën e Gazi Babës ku pjesa më e madhe e territorit të saj është rural.

“Jam i bindur se përmes këtij projekti do t’i zgjidhim të gjitha problemet të cilat i kanë qytetarët ndërsa kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore dhe komunale”, tha Stefkovski.

Ai theksoi se komuna në thirrjen e parë ka aplikuar me katër projekte – ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në Inxhikovë, rikonstruimin e Shtëpisë së Kulturës “11 Tetori” në Çento, ndërtimin e rrugës së sapoprojektuar ndërmjet Keramidnicës dhe Maxharit dhe ndërtimin e sallës së re sportive në Creshevë.

“Një pjesë e këtyre projekteve tashmë janë në fazën e realizimit, ndërsa gjatë ditës së djeshme aplikuam me 12 projekte – ndërtimin e një kopshti tjetër të ri ndërmjet Keramidnicës dhe Maxharit, rindërtimin e SHF “Krum Toshev” në Trubarevë, ndërtimin e kanalizimit fekal në Jurumleri, ndërtimin e kanalizimit fekal në Idrizovë dhe Dërma dhe rikonstruimin e disa rrugëve siç është “Pariska komuna” , “Palmiro Tolati”, “519”, “Zhan Zhores”,…saktëson Stefkovski.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Më shumë se 60 për qind e investitorëve të huaj me porosi të reduktuara dhe mungesa të fuqisë punëtore
Next Article Valbon Limani, kandidat potencial për kryetar të Komunës së Gostivarit nga koalicioni VLEN

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?