By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aktivitetet e kryeministrit Mickoski në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aktivitetet e kryeministrit Mickoski në Konferencën e Sigurisë në Mynih
MaqedoniTOP LAJM

Aktivitetet e kryeministrit Mickoski në Konferencën e Sigurisë në Mynih

admin
Last updated: 15/02/2025 11:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili e udhëheq delegacionin qeveritar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pritet gjatë kohës së forumit të takohet me kryesuesin e Konferencës së Mynihut, ambasadorin Kristof Hojgens, me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, si dhe me liderë të tjerë politikë.

Siç kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Mickoski, do të jetë folës dhe do të marrë pjesë në ngjarjen përfundimtare të përmbylljes së konferencës kushtuar negociatave për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe në panel diskutimin e Forin Polisi, ku do të flasë për gjeopolitikën, sigurinë energjetike dhe rolin në ndryshimet në nivel global.

“Mickoski do ta shfrytëzojë rastin për të lobuar dhe për të prezantuar pasqyrën reale të negociatave për anëtarësim të vendit në aspektin e perspektivës evropiane, si dhe planin për zhvillim dhe arritje ekonomike si pjesë e përpjekjeve për përparim ekonomik dhe siguri të qytetarëve”, shtohet në kumtesën nga qeveria.

Kryeministri Mickoski dje në Mynih u takua me kryetarin e Këshillit Evropian Antonio Koshta, me të cilin biseduan për integrimet evropiane, për përpjekjet dhe koncesionet që janë bërë në këtë drejtim, si dhe për nevojën për hapjen e dyerve për në BE.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Mickoski ka theksuar se vendi meriton të ecë përpara dhe përfundimisht të mos mbetet peng i mosmarrëveshjeve dhe pengesave bilaterale, të cilat në të kaluarën ka pasur shumë.

Në delegacionin qeveritar të kryesuar nga kryeministri Mickoski janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani.

Në konferencën e 61-të e Mynihut, që zhvillohet nga 14 deri më 16 shkurt do të mundësohet një dialog i nivelit të lartë mbi sfidat kryesore të jashtme dhe të sigurisë që janë çështje aktuale për liderët politikë. Në konferencë marrin pjesë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, nënpresidenti amerikan Xhej Di Vans dhe sekretari shtetëror Marko Rubio.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë
Next Article Mësohet identiteti i shtetasit të Kosovës të arrestuar në Bllacë, bazuar në fletarrestin e Serbisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?