By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski realizoi takim me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Hojzgen dhe me kryeministrin kroat Plenkoviq
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski realizoi takim me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Hojzgen dhe me kryeministrin kroat Plenkoviq
Maqedoni

Mickoski realizoi takim me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Hojzgen dhe me kryeministrin kroat Plenkoviq

admin
Last updated: 15/02/2025 14:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe stabilitetit, ishin temë e takimit ndërmjet kryeministrit Hristijan Mickoski me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kristof Hojzgen, gjatë vizitës së punës në Mynih, Gjermani.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Mickoski ka theksuar përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik me aleatët e NATO-s dhe nevojën për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe për rolin aktiv të vendit në arkitekturën e sigurisë rajonale.

Ai theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është vendimtar për sigurinë evropiane dhe do të vazhdojë të punojë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe në këtë fushë.

Të dyja palët u dakorduan se bashkëpunimi është kyç për përballjen me sfidat globale dhe se e ardhmja e rajonit qëndron në zhvillimin e qëndrueshëm, prosporitetin ekonomik dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

Kryeministri Mickoski sot ka realizuar takim dypalësh edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Takimi është mbajtur në frymën e marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve, gjatë të cilit është theksuar rëndësia e vazhdimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik”, qëndron në kumtesën e qeverisë.

Të dy kryeministrat diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit evropian dhe sfidat me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Mickoski shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane dhe theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në proceset reformuese me qëllim të përshpejtimit të negociatave për anëtarësim.

Kryeministri Plenkoviq, gjithashtu e konfirmoi mbështetjen e Kroacisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit janë me interes të përbashkët.

Gjatë ditës Mickoski do të marrë pjesë në disa nga aktivitetet e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku do të mbajë fjalim në panel diskutimin e Forin Polisi, duke folur për gjeopolitikën, sigurinë energjetike dhe rolin në ndryshimet në nivel global, shtohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article LSM: Shpenzimet mujore familjare janë rritur dukshëm, kërkesat tona mbrojnë standardin e qytetarëve
Next Article Liverpulli nis bisedat me agjentin e mesfushorit të PSZH-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?