By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrezikojnë të mbeten në rrugë, nëna e Nejmarit me paralizë cerebrale lutet për ndihmë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rrezikojnë të mbeten në rrugë, nëna e Nejmarit me paralizë cerebrale lutet për ndihmë
Maqedoni

Rrezikojnë të mbeten në rrugë, nëna e Nejmarit me paralizë cerebrale lutet për ndihmë

admin
Last updated: 15/02/2025 17:17
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kërçovë 15 shkurt – Në ish objektin e policisë në Kërçovë, në disa dhoma të improvizuara jeton Xhevrije Selloska, me katër fëmijët e saj, Xhafersonin 16 vjeç, Xhefrina 13 vjeçe, Nejmari 9 vjeç dhe Xhejlani 3 vjeçe.

Xhevrija është e divorcuar nga bashkëshorti dhe pas kësaj ka shkuar që të jetojë te nëna e saj, kështu që e gjithë barra për kujdesin për fëmijët ka rënë mbi supet e saja. Ajo merr ndihmë sociale prej 9 000 denarëve si dhe për të siguruar kafshatën e gojës për fëmijët e saj pastron nëpër shtëpi. Që rasti të jetë edhe më tragjik, Nejmari 9 vjeç vuan nga paraliza cerebrale.

“Fëmija vuan nga paraliza cerebrale, nuk flet e as nuk lëviz, prandaj kërkoj ndihmë që të kem ku të jetoj.
Sa vjeç është fëmija?
Fëmija ka 9 vjet.
A merr ndonjë terapi?
Jo, nuk merr, se të njëjtën terapi ia japin, nuk i ndihmon,
A ju japin terapi tjetër?
Më japin terapi të tjera, por nuk kam mundësi, sepse unë marr vetëm 9 mijë denarë, çka të bëj unë me 9 mijë denarë? Nëse më thërret dikush të shkoj të pastroj shtëpi, do të shkoj, nëse jo, nuk kam çfarë të bëj”, tha Xhevrije Selloska.

Për shkak të gjendjes, Nejmari nuk mundet të qëndrojë në një dhomë me shumë njerëz dhe bëhet agresiv, andaj Xhevrija me ndihmën e njerëzve human e ka hapur hapësirën tjetër për të cilën nuk posedon dokumentacion për përdorim dhe e ka shndërruar në dhomë me qëllim që Nejmari sado pak të gjej qetësi. Mirëpo, siç pretendon ajo, personi i cili posedon dokumentacion për përdorimin e hapësirës ku momentalisht qëndron Xhevrija kërkon që të largohen nga ajo hapësirë si dhe i ka dërguar në gjyq.

“Tani ka edhe një njeri nga Makedonski Brod, dëshiron që të na largojë prej këtu, për shkak se unë nuk kam ku të shkoj me këta fëmijë. Ai nuk ka ardhur këtu 40 vjet që të shohë se si janë punët. Kjo dhomë ishte e mbyllur një kohë të gjatë, unë e hapa”, shtoi Selloska.

Nëna e Xhevrijes, Ballzera, të cilës njëra dhomë i është dhënë në përdorim nga Qeveria vuan nga astma dhe është e operuar, andaj nuk mund të kujdeset për fëmijët e së bijës që Xhevrija të shkojë të punojë.

“Rrallë herë shkon nëpër shtëpi për të pastruar. Më shumë është në shtëpi me fëmijën, unë nuk mund të kujdesem për të. Ai as nuk flet, as nuk çohet, as nuk qëndron ulur. Unë jam e sëmurë nga astma, jam e operuar nga zorrët, unë nuk kam aq fuqi që fëmijën ta kapi, ta pastroj, patjetër të jetë nëna e tij këtu për tu kujdesur për të”, shtoi e ëma e Xhevrijes Ballzera Selloska.

Nënë e bijë kërkojnë nga të gjithë njerëzit human si dhe nga shteti që Xhevrijes t’i sigurohet kulm mbi kokë si dhe një karrocë për foshnja për Nejmarin, sepse ai nuk mund të qëndrojë ulur në karrocë për invalidë. Çdo ndihmë për këtë familje është më se e mirëseardhur sepse ato kanë nevojë për çdo gjë.

“Të paktën të më ndihmojnë pak, të më japin diçka për këtë fëmijë, unë kërkoj ndihmë, të më ndihmojë dikush, të kem ku të shkoj. Do të dal nga kjo dhomë, do të shkojë”, shtoi Selloska.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Porosia ime është që t’i ndihmohet vajzës, me ndonjë banesë apo në mënyrë financiare dhe ato që duan t’i ndihmojë të jenë mirë e shëndoshë. Zoti i shpërbleftë. Nëse ka mundësi t’i ndihmohet. Nëse i ndihmojnë mirë, nëse jo, nëse ajo largohet nga dhoma, ku do të shkojë vajza ime. Do të mbetet në rrugë me katër fëmijë, njëri i paralizuar”, sqaroi e ëma.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Wang Yi : Bota po shkon drejt ” multipolarizimit “
Next Article 7 vite nga vdekja e Abdilaqim Ademit, Ali Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i përjetshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?