By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është paraqitur interesim i lartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është paraqitur interesim i lartë
Maqedoni

Në thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është paraqitur interesim i lartë

admin
Last updated: 15/02/2025 19:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Në thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është paraqitur interesim I lartë për të konkuruar me projekte të ndryshme. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi tha për Alsat se vetëm në ditët e para të kësaj thirrje janë pranuar 20 aplikime që kanë të bëjnë me projekte te fushës së arsimit, mjedisit jetësor, sportit, transportit, politikës sociale dhe shumë të tjera.

“Me këtë synojmë fuqizimin e komunave, synojmë fuqizimin e decentralizimit që në fakt është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Këtu nuk kemi asnjë gram politikë sepse projektet tash dhe në thirrjen e parë janë dhënë për të gjitha komuna pavarësisht se kryetarët e komunave cilës parti politike I takojnë. Për ne me rëndësi janë qytetarët dhe vetëm qytetarët, me rëndësi është mirqenia e tyre, përmirsimi I mirqenies së tyre sociale, kushteve infrastrukturore, ndërtimi I shkollave, çerdheve, pishinave, bibliotekave, rrugëve dhe rrugicave e kështu me radhë”, deklaroi Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë.

Ndërkohë, në thirrjen e parë për mbështetje financiare të komunave janë ndarë 4.5 miliardë denarë. Azizi tha se me këto mjete u sigurua mbështetje financiare për 288 projekte të shpërndara në 78 komuna.

“50 prej këtyre projekteve vetëm se kanë filluar zbatimin ndërkaq për 37 është faza e tenderimit që nënkupton përzgjedhjen e kontraktuesit në këtë rast. Bëj apel deri te të gjitha komunat që të konkurojnë, të bëjnë aplikimin, janë të njoftuar me kushtet, I kanë kriteret në secilën ministri përkatëse prej nga vijnë edhe projektet. Janë 15 miliardë denarë në dispozicion të komunave përmes pushtetit lokal”, shtoi Venera Azizi, zëdhënëse e Qeverisë.

Afati për thirrjen e dytë për mbështetje financiare të komunave është I hapur deri më 30 prill 2025. Mjetet financiare nga kjo thirrje do të shpërndahen përmes 6 ministrive përkatëse në bazë të fushës së projekteve.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ganiu takon banorët e Fushë Tophanës, prezanton projektet e reja
Next Article Gripi vazhdon të jetë i egër dhe të transmetohet lehtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?