By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Muajin e ardhshëm pritet të lëshohet në përdorim shkolla në Banjicë të Çashkës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Muajin e ardhshëm pritet të lëshohet në përdorim shkolla në Banjicë të Çashkës
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Muajin e ardhshëm pritet të lëshohet në përdorim shkolla në Banjicë të Çashkës

admin
Last updated: 15/02/2025 19:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Çashkë, 15 shkurt – Muajin e ardhshëm pritet të lëshohet në përdorim shkolla fillore në fshatin Banjicë të Komunës Çashkë. Tashmë janë kryer mbi 90 % e punimeve ndërtimore thanë nga Komuna e Çashkës dhe Ministria e Arsimit. Goran Stojanovski, kryetar I Çashkës tha se për momentin vijon procedura e tenderit për rregullim e oborrit të shkollës.

“Nga Komuna Çashkë për momentin vijon procedura e tenderit për rregullimin e hapësirave në hyrje të shkollës bashkë me oborrin e shkollës dhe presim të gjitha këto të përfundojnë deri në përmbyllje të muajit. Varësisht kushteve të motit unë mendoj se mund të ketë një prolongim prej nji ose dy javës, kjo është maksimale. Informacionet e mia thonë se javën që vjen do të bëhet pranimi Teknik I shkollës nga Ministria e Arsimit dhe kompania që ka realizuar punimet. Presim që nga fillimi I muajit Mars fëmijët do të mund të fillojnë të mësojnë në shkollën e re”, tha Goran Stojanovski, kryetar I Komunës Çashkë.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska kujtoi se investimi për objektin e ri shkollor kap shumën prej 6,6 milionë denarë. Për pritet tharja e bazës së çimentos dhe më pas vendosja e pllakave ose laminatit. Ajo shtoi se mbikëqyrësit e punimeve ndërtimore tashmë kanë raportuar për çdo punë të realizuar në këtë objekt.

“Gjatë çdo lloj ndërtimi ndodhin aktivitete të këtilla shtesë që patjetër duhet zbatuar. Në momentin që thahet platforma e çimentos do të vijojnë punimet e planifikuara. Ministria vazhdimisht i kontrollon ndërtimet sepse është investues, sigurisht edhe mbikëqyrësit e bëjnë të njejtën prandaj në këtë rast nuk pres asnjë lloj ndërprerje”, tha Vesna Janevska, ministre Arsimit.

Në objektin e ri shkollor mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe për nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të pestë ku fillimisht do të përfshihen nxënësit deri në klasë të tretë. Ndërkohë, në shkollën fillore “Todor Janev” në Çashkë, nxënësit shqiptarë nga klasa e tretë e deri atë të nëntë vazhdojnë të arsimohen në gjuhën maqedonase për shkak të mungesës së paraleleve shqipe.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gripi vazhdon të jetë i egër dhe të transmetohet lehtë
Next Article Shoferët bllokojnë rrugë e trotuare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?