By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Netanyahu bën thirrje për çarmatimin e plotë të Hezbollahut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Netanyahu bën thirrje për çarmatimin e plotë të Hezbollahut
Bota

Netanyahu bën thirrje për çarmatimin e plotë të Hezbollahut

admin
Last updated: 17/02/2025 07:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për çarmatimin e plotë të grupit libanez Hezbollah.

Duke folur në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio në Tel Aviv, Netanyahu tha se ai diskutoi me diplomatin e lartë amerikan një mori çështjesh, duke përfshirë parandalimin e Iranit nga marrja e armëve bërthamore.

“Ne ramë dakord që ata nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe gjithashtu ramë dakord që agresioni i Iranit në rajon duhet të tërhiqet”, tha Netanyahu.

Bëhet e ditur se një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në Liban që nga 27 nëntori, duke i dhënë fund muajve të bombardimeve të ndërsjella midis Izraelit dhe Hezbollahut që u përshkallëzua në një konflikt të plotë shtatorin e kaluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, pavarësisht armëpushimit, Izraeli ka kryer mbi 870 shkelje, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra në Liban, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhej të përfundonte tërheqjen e tij nga Libani jugor deri më 26 janar, por afati u zgjat deri në 18 shkurt pasi Izraeli refuzoi të zbatonte.

“Nëse ndonjë forcë tjetër beson se Izraeli do të lejojë forcat e tjera armiqësore të përdorin Sirinë si bazë operacionesh kundër nesh, ata gabohen rëndë”, paralajmëroi Netanyahu.

Ai pohoi gjithashtu se Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) kishte lëshuar urdhra arresti kundër tij dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant bazuar në “gënjeshtra.

Ndryshe, Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë. 

You Might Also Like

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar

Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen

Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran

Mbreti Charles respekton islamin, heq këpucët gjatë vizitës në xhami

Lavrov i kërkon Rubios ndalimin e dërgesave të armëve për Ukrainën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mel Gibson tregon pse e refuzoi rolin e James Bond: Vendosa të shkoj në një drejtim tjetër
Next Article Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?