By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ahmeti uron Vjosa Osmanin për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ahmeti uron Vjosa Osmanin për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Maqedoni

Ahmeti uron Vjosa Osmanin për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

admin
Last updated: 17/02/2025 13:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetin social facebook ka uruar për Pavarësinë e Kosovës kryetaren Vjosa Osmani.

“E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,

Në këtë ditë të shënuar, 17 shkurt, kur kremtohet Dita e Pavarësisë së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë t’Ju dërgoj urimet më të sinqerta dhe më të ngrohta për këtë ngjarje historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët kudo në botë.

Pavarësia e Kosovës është simbol i sakrificës, guximit dhe qëndresës së popullit shqiptar, i cili, me përpjekjet ndër breza, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me jetët e mijëra dëshmorëve dhe martirëve, arriti të realizojë ëndrrën e tij për liri dhe pavarësi. Ky proces i lavdishëm ka qenë i mundur gjithashtu falë mbështetjes së palodhur të aleatëve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ne, të gjithë shqiptarët, jemi të pafund mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e aleatëve tanë në çlirimin dhe formimin e shtetit të Kosovës. Kjo mirënjohje konkretizohet në bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Europian, për përballimin e sfidave të zhvillimit dhe për avancimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Kosova, pa dyshim, nuk ka alternativë tjetër, përveçse të ecë përpara në forcimin e shtetit të saj, duke siguruar avancimin e shtetit ligjor dhe të drejtat e njeriut.

Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për avancimin e integrimeve evropiane dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë.

Uroj që shumë shpejt, përvjetorin e Pavarësisë, Kosova ta festojë si anëtare e NATO-s dhe pjesë e familjes së madhe evropiane.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, dhe shëndet, suksese dhe prosperitet për Kosovën dhe qytetarët e saj!” – ka shkruar Ali Ahmeti.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Gëzuar Kosovë sovrane, rrofsh e qofsh ndër shekuj
Next Article Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit 23 centimetra nën mesataren e shkurtit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?