By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Perinski: Pres që deri në këtë verë të përfundojë e gjithë procedura për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Perinski: Pres që deri në këtë verë të përfundojë e gjithë procedura për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale
Maqedoni

Perinski: Pres që deri në këtë verë të përfundojë e gjithë procedura për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale

admin
Last updated: 17/02/2025 13:12
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski pret që deri në këtë verë të përfundojë e gjithë procedura për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe kandidatët e rinj për kryetarë të komunave të zgjidhen në nëntor të këtij viti, me zgjidhjen e re ligjore që do të parashikojë mundësinë për revokim me referendum të një kryetari të komunës, futjen e mbikëqyrjes komunale dhe pjesëmarrjen më të madhe të sektorit civil në vendimmarrje në nivel lokal.

Ai theksoi se pret që me procedin e përgatitjes së propozim dnryshimev të përfundojnë rreth datës 30 mars dhe menjëherë pas kësaj të miratohen në seancë të qeverisë dhe të hyjnë në procedurë parlamentare. Ai theksoi se ndryshimet nuk mund të zbatohen në mënyrë retrograde, që do të thotë se asnjë nga kryetarët aktualë nuk mund të revokohet dhe shtoi se ligjet nuk mund të ndryshohen në përputhje me vendimet personale. Me ndryshimet, shtoi ai, duam vetëm të përmirësojmë situatën dhe gjendjen në nivel lokal dhe që të gjithë palët e interesuara që preken të kenë një zgjidhje ligjore më cilësore dhe më të qëndrueshme.

“Ligjin e ri që do ta miratojmë do të përfshijë kryetarët e rinj që do të marrin mandatin pas nëntorit. Jam i bindur se tashmë jemi të gatshëm të kalojmë në fazën tjetër, që është krijimi i propozim ndryshimeve të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe dërgimi i tyre në Kuvend për konsultime shtesë me të gjitha partitë politike parlamentare për të hyrë në fazën e miratimit të propozim-ndryshimeve. Jam i bindur se përmes kësaj mënyre të hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse do të arrijmë një zgjidhje shumë më të mirë se ajo që e kemi aktualisht”, tha Perinski para fillimit të takimit të fundit nga katër takimet e parapara konsultative për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, që po mbahet sot në Shkup. Takime të tilla paraprakisht ka pasur në Manastir, Shtip dhe Gostivar.

Ai theksoi se sot për këtë temë do të diskutohet me kryetarët e komunave të rajonit planor të Shkupit dhe atij verilindor dhe me të gjitha organizatat joqeveritare që konsiderojnë se duhet të jenë të pranishme në takim.

“Kjo është një zgjidhje sistematike për të cilën ishte e nevojshme që të bëhej një debat i gjerë publik për të dëgjuar mendimet e të gjithë aktorëve dhe këtë e bëmë. Edhe pse disa mendonin se katër debate publike ishin shumë, ne insistuam që të kishim të paktën katër në mënyrë që të dëgjonim dhe mbulonim të gjitha anët”, theksoi Perinski.

Aleksandar Spasenoski, profesor në Fakultetin Juridik në Shkup, i cili është ekspert në këtë fushë, theksoi se në muajt e fundit janë realizuar disa faza për të miratuar zgjidhjen më të mirë dhe më të përshtatshme ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Po mundohemi, nënvizoi ai, të zbulojmë idenë e policisë komunale apo dispozita të tjera më të vogla në konsultim me kryetarët e komunave për të dalë me një zgjidhje ligjore që do të pranohet nga shumica e partive politike.

“Ligji për Vetëqeverisjen Lokale buron nga Marrëveshja Kornizë, andaj synimi i UNDP-së, Ministrisë dhe neve si ekspertë është që të japim një zgjidhje ligjore që do të pranohet nga shumica e partive në Kuvend. Kur bëhet fjalë për policinë komunale, në këtë zgjidhje ligjore ne kemi vetëm një mundësi ligjore për futjen e saj, e cila do të rregullohet me një zgjidhje tjetër ligjore. Tani po krijojmë bazë për rregullimin juridik të kësaj çështje në të ardhmen”, sqaroi Spasenoski. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjorgjievski: Pushteti lokal duhet të jetë llogaridhënës dhe i përgjegjshëm
Next Article Valë e të ftohtit me borë përfshiu vendin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?