By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një rast i konfirmuar, tre tjera të dyshuara të zgjebes në një shkollë në fshatin Rramanli të Kumanovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një rast i konfirmuar, tre tjera të dyshuara të zgjebes në një shkollë në fshatin Rramanli të Kumanovës
Maqedoni

Një rast i konfirmuar, tre tjera të dyshuara të zgjebes në një shkollë në fshatin Rramanli të Kumanovës

admin
Last updated: 17/02/2025 15:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 17 shkurt – Një rast i konfirmuar i zgjebes, ndërsa tre të tjerë janë të dyshuar dhe janë në izolim në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Rramanli të Kumanovës, kumtuan sot kompetentët e shkollës.

Sot, në terren ishin të pranishëm edhe ekipet e Qendrës për Shëndet Publik të cilët kanë kryer mbikëqyrje. Familja e njëri nxënës ka dorëzuar vërtetim nga mjeku në shkollë. Në izolim është edhe motra e nxënësit të klasës së parë. Dy rastet tjera janë të dyshuara, drejtori gojarisht është informuar dhe të dy nxënësit janë në izolim. Shkolla ka ndërmarrë disa masa ndër të cilat edhe dezinfektimin.

“Kemi vetëm konfirmim për një rast, ndërsa për nxënësit e tjerë kemi informacion gojor. Ata fëmijë qëndrojnë në shtëpi. Njëra është motra e nxënësit për të cilin kemi vërtetim. Nxënësi i izoluar nuk ka ardhur që nga e premtja dhe së bashku me familjen ndodhen në izolim deri më 22 shkurt. Njëra nxënëse (klasa e tretë) është motra e atij nxënësi (klasa e parë) me vërtetim ai është i izoluar, e gjithë familja është në izolim. Për pjesën tjetër dimë vetëm gojarisht se ka diçka, por nuk kemi konfirmim zyrtar”, tha drejtori i shkollës “Kirili and Metodi”, Skender Rushiti.

Gjatë fundjavës të gjitha hapësirat dhe klasat e shkollës janë dezinfektuar. Sot Shërbimi Epidemiologjik dorëzoi edhe mjete shtesë për dezinfektim. Nga Qendra për Shëndet Publik njoftuan më shumë detaje pas përfundimit të mbikëqyrjes.

Zgjebja është sëmundje ngjitëse e cila përhapet shpejtë, fëmijët shpesh herë sëmuren përmes kontakteve të afërta, ndërsa më së shpeshti sëmundja përhapet në të gjithë familjen.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rokas: Ekziston dëshirë e parevokueshme e BE-së që të ndikojë në eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut
Next Article Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit nuk pranoi të debatojë për zbatimin e Rregullores për ligjin e mbrojtësve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?