By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhupa kërkon shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH: Bënë rolin e budallait
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zhupa kërkon shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH: Bënë rolin e budallait
Shqipëri

Zhupa kërkon shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH: Bënë rolin e budallait

admin
Last updated: 17/02/2025 18:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Komisionit të Mediave, Ina Zhupa lexoi projektvendimin për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kjo pas gjetjeve të konstatuara në raport dhe abuzimeve të shumta në procedurën e përzgjedhjes së drejtorit, por edhe ato nepotike e financiare.

Deputetja e PD-së lexoi një listë me shkelje të gjetura, të dëgjuara edhe gjatë ballafaqimit në Komision ditë më parë të Këshillit me deputetët në Kuvend. Zhupa i kërkoi kolegëve në sallë shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit për këto shkelje të rënda, si një vendim unanim i Komisionit, përfshi edhe anëtarët e mazhorancës.

”Këshilli nuk kërkoi për kandidatët zbatimin e ligjit për një dokument nga Autoriteti i Dosjeve nëse kandidatët ishin spiunë apo informatorë të Sigurimit të Shtetit. Ka shpallur vonesë të pajustifikuar, duke e mbajtur postin vakant prej kohësh. Shumica e anëtarëve ishin mpleksur me konflikte interesi në lidhje me detyrën aty. Disa kishin punësuar familjarët aty, të tjerë merrnin projekte, teksa ishin anëtar te RTSH.

Disa merrnin shpërblime për veten, thua se ishin në tokën e babait dhe jo në Këshill të RTSH. Aty janë abuzuar dhe shpenzuar 23 milionë euro në vit, me qoka, shkarkime, emërime, hiq e vër, me kosto dyfish të mëdha, me gjyqe që fitohen dhe paguhen me paratë e buxhetit të shtetit. Me drejtorë që abuzojnë që janë akuzuar. Mbante vetëm vetëveten dhe nuk i shërbente interesit publik”, u shpreh Zhupa.

Në fund ajo vuri në dukje sjelljen dhe mosnjohuritë ligjore të anëtarëve të Këshillit, që kishin kryer në vijim edhe shkeljen e tij si pasojë e padijenisë. ”Bëmë dëgjesën atje në Komision dhe na thanë se nuk e dinin ligjin. Na bënin atje rolin e budallait, por në fakt janë njëlloj fajtorë edhe sikur e dinin, edhe nëse nuk e dinin. Ata kanë shpërdoruar taksat e shqiptarëve, ndaj në emër të Komisionit dhe kolegëve, kërkojmë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të RTSH-së”.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nëse SHBA tërhiqet nga NATO, Rusia pushton Europën!
Next Article Tabaku: Ekonomia shqiptare ka nevojë për një model të ri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?