By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Misajllovski – Pirc Musar: Mbrojtja është pjesë përbërëse e procesit të integrimit evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Misajllovski – Pirc Musar: Mbrojtja është pjesë përbërëse e procesit të integrimit evropian
Maqedoni

Misajllovski – Pirc Musar: Mbrojtja është pjesë përbërëse e procesit të integrimit evropian

admin
Last updated: 17/02/2025 21:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt – Në kuadër të vizitës zyrtare në Slloveni ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski është takuar me presidenten sllovene Natasha Pirc Musar, me të cilën ka biseduar për përfundimin e proceseve integruese të vendit.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, gjatë takimit nga presidentja Musar është konfirmuar mbështetje e qartë dhe pa mëdyshje për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian.

Ministri Misajllovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore nga Republika e Sllovenisë dhe ka theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellë vazhdon të ndërtohet me synime të sinqerta në drejtim rritës. Ai gjatë bisedës ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet të bëjë një hap përpara sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë.

“Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se mbrojtja është pjesë integrale e procesit të integrimit evropian dhe se vetëm me integrim të plotë në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mund të jetë i prosperues dhe i qëndrueshëm”, thuhet në kumtesë.

Misajllovski paraprakisht, në vilën Podrozhnik, pjesëtarëve të policisë sllovene, ushtrisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Zgjidhje, së bashku me kryetarin e Komunës së Novosellës, Gjorgje Bozhinov, iu dhuroi pllakata dhe mirënjohje për sakrificën dhe profesionalizmin e tyre.

“Me të vërtetë më vjen mirë që para meje shoh heronj dhe nga zemra e atdheut tim, në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Maqedonisë, ju falënderoj me gjithë zemër”, tha Misajllovski.

Gjatë vizitës, ministri Misajllovski vendosi kurorë me lule në monumentin përkujtimor Pomnik ’91, për të rënët në luftën për Slloveninë në vitin 1991, si dhe vizitoi disa nga kapacitetet e mbrojtjes sllovene.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Universiteti i Tetovës shënoi 30 vjetorin e ligjëratave të para
Next Article Dimitrievski: Stema shtetërore i përmbush të gjitha nevojat dhe pasqyron realitetin e popullit dhe shtetit të Maqedonisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?