By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla: Asnjë pengesë për realizimin me sukses të votimit të diasporës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla: Asnjë pengesë për realizimin me sukses të votimit të diasporës
Shqipëri

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla: Asnjë pengesë për realizimin me sukses të votimit të diasporës

admin
Last updated: 18/02/2025 09:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla u shpreh sot, se me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi në Kodin Zgjedhor nuk ka më asnjë pengesë sa i përket realizimit me sukses të votimit të diasporës.

Në rubrikën “Sy m’sy” të kryeministrit Edi Rama, ku bashkëbisedon me qytetarët në platformat sociale, Balla theksoi se, ndryshimet e miratuara nga Kuvendit në Kodin Zgjedhor i dhanë një zgjidhje përfundimtare pjesës që lidhen me angazhimi që u mor sa i përket mbulimit të shpenzimit nga ana e qeverisë shqiptare, siç e premtuat edhe ju në takimin që patëm në Selanik në nëntor me bashkatdhetarët.

“Pjesa tjetër lidhet me disa çështje të karakterit administrativ, pra i dhamë edhe 10 ditë kohë më shumë dërgimit të zarfit tek bashkatdhetarët dhe kthimi, pra do të ketë 60 ditë kohë në dispozicion tanimë KQZ për këtë pjesë.

Edhe disa çështje të natyrës administrative. Kështu që tani nuk ka më asnjë pengesë sa i përket realizimit me sukses të votimit të bashkatdhetarëve. Kështu që deri më 4 mars kanë kohë edhe 2 javë që të marrin pjesë, të regjistrohen”, tha Balla.

“Unë e shoh shumë pozitiv interesimin e bashkatdhetarëve. Edhe pse një pjesë thonë që “shiko se janë pak”. Nuk janë aspak pak, përkundrazi”, shtoi ai.

Balla nënvizoi se, “duhet të kuptojmë që është hera e parë dhe natyrshëm nuk qe një kohë e mjaftueshme për t’i shpjeguar procesin, sepse jo të gjithë e njohin siç duhet procesin e regjistrimit, por besoj këto dy javë do të ketë një numër të konsiderueshëm që do të vazhdojnë të regjistrohen”.

“Ka dhe një fakt që është i bukur që duhet ta themi: Numri i madh i shteteve nga të cilët shqiptarët janë regjistruar. Po t’i hidhni një sy shteteve nga të cilat janë regjistruar, pothuajse nga çdo cep i botës janë regjistruar bashkatdhetarët”, u shpreh ai.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbahet konferenca mbi të ardhmen e raporteve SHBA-Kosovë
Next Article Rama: 11 maji vendimtar për Shqipërinë 2030 dhe anëtarësimin në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?