By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj në misionin e NATO-s në Prishtinë: Rol kyç për stabilitetin në Kosovë dhe rajon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj në misionin e NATO-s në Prishtinë: Rol kyç për stabilitetin në Kosovë dhe rajon
Shqipëri

Begaj në misionin e NATO-s në Prishtinë: Rol kyç për stabilitetin në Kosovë dhe rajon

admin
Last updated: 18/02/2025 14:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në komandën e misionit të NATO-s, KFOR në Prishtinë.

Gjatë një vizite që zhvilloi në komandën e KFOR-it në Prishtinë, Presidenti Begaj u takua me komandantin e këtij misioni, gjeneral major Enrico Barduanin, dhe efektivët shqiptarë që shërbejnë aty.

Me komandantin e KFOR-it, Presidenti Begaj diskutoi mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Kosova në kontekstin e zhvillimeve, sidomos në Veri të vendit dhe në të gjithë rajonin.

Presidenti i Republikës i shprehu gjeneral major Barduanit mirënjohje për kontributin dhe, gjithashtu, i përcolli falënderimet për vendin e tij, Italinë, e cila ka numrin më të madh të trupave në Kosovë.

Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e pranisë së KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, ndërsa vlerësoi rolin kyç që ky mision ka luajtur deri tani jo vetëm për Kosovën, por edhe për stabilitetin në Ballkan.

Presidenti Begaj i shprehu komandantit të KFOR-it, gjeneral majorit Enrico Barduani, mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe misionit të KFOR-it, të cilin e cilësoi si “histori suksesi”, si edhe gatishmërinë e Shqipërisë për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme.

Shqipëria ka në shërbim të KFOR-it numrin më të madh të efektivëve që marrin pjesë në misionet ndërkombëtare jashtë vendit. Gjatë takimit me ushtarakët shqiptarë, Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e tyre për një shërbim të cilin e çmon me rendësi të madhe kombëtare pasi, siç u shpreh, krahas kontributit në NATO, për paqen dhe sigurinë, pjesëmarrja e tyre në KFOR i shërben paqes, sigurisë dhe mirëqenies së Kosovës, e cila është prioriteti ynë.

Presidenti Begaj vlerësoi se përmirësimet ligjore dëshmojnë për vëmendjen dhe mbështetjen në rritje të institucioneve ndaj Forcave të Armatosura.

“Ju përfaqësoni pjesën më të mirë të shtetit shqiptar, sepse na bëni krenar me veprimtarinë, angazhimin, ndjenjën e përgjegjësisë, kontributin tuaj”, vlerësoi Presidenti.

Begaj në këtë takim ku shoqërohej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral lejtnant Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qëlloi të dashurën me armë zjarri dhe më pas veten, dalin fotografitë e çiftit në Shkodër
Next Article Luis Diaz me të vërtetë dëshiron të nënshkruajë për Barcelonën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?