By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-anëtari i Kryesisë së PD deklaron se do të kandidojë me “Euroatlantikët” e Bashës në Tiranë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ish-anëtari i Kryesisë së PD deklaron se do të kandidojë me “Euroatlantikët” e Bashës në Tiranë
Shqipëri

Ish-anëtari i Kryesisë së PD deklaron se do të kandidojë me “Euroatlantikët” e Bashës në Tiranë

admin
Last updated: 18/02/2025 20:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Gazment Koduzi, do të ishte në listën e Lulzim Bashës për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit.

Pedagogu dhe mjeku, Koduzi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do të kandidojë në Tiranë. Ai thotë se Shqipëria ndodhet në një moment kritik, e kërcënuar nga emigrimi masiv. Koduzi ka mbajtur më herët postin e anëtarit të kryesisë së PD-së gjatë kohës kur kryetar ishte Lulzim Basha.

Reagimi i plotë i Koduzit:

Unë jam Gazment Koduzi, lindur në Lushnje, mjek me profesion, dhe prej disa vitesh Profesor në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Jam i martuar dhe Zoti më ka falur dy fëmijë. I lumtur që kam besuar gjithnjë se familja është nevoja jonë, nevoja e çdo kombi për të ndërtuar të ardhmen.

Duke besuar se angazhimi publik është përgjigja ndaj zgjidhjes së sfidave të shoqërisë dhe i bindur se vetëm shteti i së drejtës mund të hapë rrugën për një zhvillim të fortë e të qëndrueshëm, kam vendosur të kandidoj për deputet me Koalicionin Euroatlantik në Qarkun e Tiranës.

Fushatat përgjithësisht kanë nevojë për programe ekonomike, për dallim në konceptimin e taksës.

Ndërsa unë si ish student i dhjetorit ’90, si një mjek në profesion, si një pedagog, besoj se ajo që na duhet para së gjithave është të ndërtojmë një politikë që të rikthejmë dashurinë për këtë vend, të rikthejmë atë politikë që do ndihmojë të rinjtë të besojnë se e ardhmja mund të ndërtohet këtu, dhe me dashuri për njeri tjetrin.

Ne duhet të bëjmë shqiptarët të besojnë se ky vend nuk do duhet lënë në duart e atyre që me politikat e tyre të derisotme kanë shpopulluar këtë vend të begatë, që Zoti i ka dhënë gjithçka për të ecur, për të përparuar me dinjitet.

Unë besoj se një politikë që jep llogari dhe që mban përgjegjësi për veprimet e veta, mund t’i bëjë shqiptarët të besojnë se e ardhmja është në duart tona.

Unë besoj në një shoqëri me dinjitet!

Unë besoj në një shoqëri që kujdeset për çdo moshë!

Unë besoj se në duhet të bashkojmë “Dinjitetin dhe Shëndetin” në rrugëtimin tonë!

Shqipëria meriton më shumë!

Ndaj lejomëni që ta mbyllja këtë postim me thënien :

Gjatë momenteve tona më të errëta, ne duhet të fokusohemi të shikojmë dritën.

Dhe drita është ndezur për shqiptarët.

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjedhjet e 11 majit, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar për votën e diasporës
Next Article Rast skandaloz në Prishtinë, prindërit bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?