By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Babai i Musk: Elon nuk është një baba i mirë, fëmijët e tij u rritën me shumë dado
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Babai i Musk: Elon nuk është një baba i mirë, fëmijët e tij u rritën me shumë dado
Showbizz

Babai i Musk: Elon nuk është një baba i mirë, fëmijët e tij u rritën me shumë dado

admin
Last updated: 19/02/2025 11:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Errol Musk, babai i Elon Musk, kritikoi publikisht të birin dhe aftësitë e tij prindërore gjatë një paraqitjeje në ‘podcast’-in “Wide Awake”, vetëm dy ditë para se shkrimtarja Ashley St. Claire njoftoi se kishte lindur një fëmijë që ishte i Elonit.

“Ai nuk ishte një baba i mirë. Fëmija i parë kaloi shumë kohë me dado dhe vdiq ndërsa ishte nën kujdesin e tyre”, tha Errol, duke iu referuar djalit të Elon, Nevada me ish-gruan Justine Wilson.

Nevada ndërroi jetë në vitin 2002 në moshën 10 javëshe.

“Elon do të më vrasë për atë që them, por kjo është ajo që mendoj. Kjo nuk është mirë. Ata ishin shumë të pasur, shumë dado”, shtoi ai, duke vënë në dukje se fëmijët e Elon dhe Justine – binjakët Griffin dhe Vivian dhe trenjakët Kai, Saxon dhe Damian – kishin secili dadot e tyre.

“Kur u ndanë, ishin gjashtë dado nga njëra anë dhe gjashtë nga ana tjetër. Një situatë shumë e çuditshme”, theksoi Errol.

I pyetur nga prezantuesi nëse kjo do të thoshte që Eloni nuk po kalonte mjaftueshëm kohë me fëmijët e tij, ai u përgjigj pozitivisht.

Intervista u bë shpejt virale në rrjetet sociale, me shumë njerëz që dënuan deklaratat e Errol, duke vënë në dukje sjelljen e tij të diskutueshme, duke përfshirë faktin se ai ka një fëmijë me ish-njerkën e tij Jana Bezuidenhout.

Përveç fëmijëve të tij me Justine Wilson, Elon Musk ka edhe tre fëmijë – djemtë X AE A-XII e Techno dhe vajzën Exa – me ish-partneren e tij Grimes, si dhe binjakët Strider dhe Azure dhe një fëmijë tjetër me Shivon Zilis.

Ashley St. Claire së fundmi zbuloi se kishte sjellë në jetë fëmijën e tij të 13-të, por ajo e fshiu shpejt postimin. 

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kokaina shpërndahej me taksi dhe skutera në Tiranë, detaje nga operacioni që arrestoi 27 persona
Next Article Dhuka: I gjithë faktori politik shqiptar mbështet fort procesin e integrimit europian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?