By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spiropali: Kuvendi me plan të ri strategjik, me objektivin Shqipëria në BE brenda 2030-ës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spiropali: Kuvendi me plan të ri strategjik, me objektivin Shqipëria në BE brenda 2030-ës
Shqipëri

Spiropali: Kuvendi me plan të ri strategjik, me objektivin Shqipëria në BE brenda 2030-ës

admin
Last updated: 19/02/2025 11:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti fjalën e hapjes në  Konferencën rajonale: “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare: Praktikat më të mira për rritjen e llogaridhënies”.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali theksoi se “në Kuvendin e Shqipërisë po punojmë të konsolidojmë një mbikëqyrje parlamentare efektive”.

“Shqipëria ka shpallur objektiv strategjik kombëtar anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Çfarë do të thotë se në përfundim të legjislaturës tjetër Kuvendi i Shqipërisë do të jetë parlamenti i një vendi anëtar të BE-së. Për arritjen e këtij objektivi, Kuvendi i Shqipërisë është duke punuar për hartimin e planit të ri strategjik 2025-2030. Mbikëqyrja parlamentare, kontrolli dhe monitorimi i qeverisë dhe institucioneve të pavarura është ndër prioritet e këtij plani”, tha Spiropali.

Kryeparlamentarja theksoi se “përgjegjshmëria dhe transparenca janë ndër vlerat themelore të Kuvendit të Shqipërisë”.

“Në kuadrin e bashkëpunimit me institucionet e pavarura që raportojnë në Kuvend kemi krijuar dhe vënë në funksion kanale komunikimi dhe shkëmbimi informacioni midis tyre dhe Kuvendit për të rritur transparencën. Institucionet pavarura, shoqërinë dhe median i kemi ftuar të bëhen pjesë të modeleve të reja që po zbatohen nga Kuvendi, metodologjia e kontrollit post legjislativ dhe meteorologjia për vlerësimin e parandalimit të korrupsionit. Të dyja këto metodologji i kemi bërë pjesë të Kuvendit”, tha Spiropali.

Spiropali shtoi më tej se “fuqizimit të kontrollit parlamentar po i shërbejnë po ashtu strategjia e re e komunikimit, platforma e re konsultimit publik dhe cikli i sesioneve Dialog për Konsensus. Këto dokumente dhe praktika të mira po bëjnë kujdes të kontribuojnë dhe në cilësinë dhe eficencën e mbikëqyrjes së Kuvendit”.

Kryeparlamentarja shtoi se “po punojnë që marrëdhëniet e Kuvendit me institucionet e pavarur, ekzekutivin dhe drejtësinë, të jenë të qëndrueshme dinamike reciproke dhe secili brenda kompetencave të pushtetit siç e përcakton Kushtetuta”.

“Kuvendi mbetet i hapur te shqyrtojë dhe miratojë nisma ligjore sa herë që ato vlerësohen të domosdoshme”, shtoi ndër të tjera Spiropali.

“Gjatë vitit të kaluar Kuvendi i Shqipërisë ngriti dy komisione të Posaçme, Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” dhe Komisioni i Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Spiropali shtoi se “qëllimet e ngritjes së këtyre komisioneve është rritja e mbështetjes për qeverinë, institucionet dhe agjencitë shtetërore si dhe institucionet e pavarura në mënyra që arritjet e deri tanishme të reformave dhe proceseve integruese të jenë të pakthyeshme të garantuara dhe të avancojnë më tej”.

“Duke rritur llogaridhënien e qeverisë dhe institucioneve të pavarura, duke fuqizuar partneritetin më këto të fundit, Kuvendi rrit po ashtu llogaridhënien e vet para Kushtetutës dhe qytetarëve duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali në Konferencën rajonale: “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare”
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali në Konferencën rajonale: “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare”
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali në Konferencën rajonale: “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare”
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali në Konferencën rajonale: “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare”
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali në Konferencën rajonale: “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare”
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali në Konferencën rajonale: “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare”
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali në Konferencën rajonale: “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare”
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali në Konferencën rajonale: “Forcimi i Mbikëqyrjes Parlamentare”
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dhuka: I gjithë faktori politik shqiptar mbështet fort procesin e integrimit europian
Next Article Rama: Thaje “kënetën” me votë, regjistrohu deri në 4 mars për të votuar nga jashtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?