By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Kompania e LaCivita-s nuk merret me lobime, por vetëm me çështjen e zgjedhjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Kompania e LaCivita-s nuk merret me lobime, por vetëm me çështjen e zgjedhjeve
Shqipëri

Berisha: Kompania e LaCivita-s nuk merret me lobime, por vetëm me çështjen e zgjedhjeve

admin
Last updated: 19/02/2025 15:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një dalje sot për mediet nga selia blu deklaroi se kompania e Chris LaCivita-s nuk ka asnjë tagër apo angazhim për qëllime lobimi, por bashkëpunimi është vetëm çështje elektorale.

I pyetur për një lobim të mundshëm të kompanisë së Chris LaCivita pranë administratës Trump për heqjen e “non grata”-s, Berisha tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

“Kompania e kontraktuar për zgjedhje nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi, sepse në vendin e vet, këto veprimtari janë me kuadër të ndryshëm ligjor dhe bëtë mirë që ma rikujtuat. Por unë, në qoftë se shkon tek konferenca e parë që kam bërë pas asaj në ‘Rogner’, kam sqaruar se kjo kompani nuk ka asnjë tagër apo angazhim për qëllime lobimi”, tha Berisha.

Berisha po ashtu bëri me dije se Partia Demokratike do të bëjë një audit të plotë për fondet e SHBA-së që janë përdorur në Shqipëri.

“Auditet e para në SHBA faktojnë se paratë e taksapaguesve amerikanë u përdorën për të pasuruar elitat e korruptuara të ekstremit të majtë në vendet e tjera të botës”, tha Berisha.

“Garantoj qytetarët shqiptarë se një audit i plotë me ndihmën e ekspertëve më të mirë shqiptarë dhe amerikanë do bëhet lidhur me të gjitha këto abuzime dhe se përgjegjësit do marrin ndëshkimin më të merituar ligjor”, tha Berisha.

Berisha po ashtu i bëri thirrje FBI-së “të ndërmarrë një hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar të Shqipërisë me paratë e taksapaguesve amerikanë”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shau gjyqtarin, Komiteti i Garave vendos për dënimin e Bellinghamit
Next Article Përfaqësuesit e një kompanie gjermane të pastrimit të ajrit në vend po shqyrtojnë mundësitë për zgjidhje të qëndrueshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?