By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndryshimet e Kodit Zgjedhor krijojnë lehtësira për emigrantët, Bruçi: Deri më 4 mars PS pret 250 mijë kërkesa të miratuara!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ndryshimet e Kodit Zgjedhor krijojnë lehtësira për emigrantët, Bruçi: Deri më 4 mars PS pret 250 mijë kërkesa të miratuara!
Shqipëri

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor krijojnë lehtësira për emigrantët, Bruçi: Deri më 4 mars PS pret 250 mijë kërkesa të miratuara!

admin
Last updated: 19/02/2025 21:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ditën e hënë, Partia Socialiste dhe ajo Demokrate votuan në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Presidenti i vendit, Bajram Begaj dha pëlqimin për hyrjen menjëherë në fuqi të ndryshimeve.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë për qëllim të lehtësojnë votën e migrantëve.

Diaspora nuk do të paguajë asnjë lek për postën që do të kthejë votën në Shqipëri, fletët e votimit do të prodhohen 10 ditë më shpejt për tu dërguar jashtë dhe votat e diasporës do të numërohen nga komisionerë politikë me kërkesë të PD.

Zerina Bruçi, sekretare e PS për diasporën, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi, tha se deri më tani janë 155 mijë aplikime të pranuara. Ndërsa sa i përket aplikimeve të kthyera, zonja Bruçi tha se problematika kryesore është gabimi në adresën e emigrantëve. Ajo tha se fleta e votimit duhet të mbërrijë në territorin shqiptar në orën 19:00 të 11 majit që të quhet e vlefshme.

Intervista e plotë:

-Kemi 199 mijë aplikime, 155 mijë kërkesa të pranuara, çfarë pritshmërie ka PS nga aplikimet dhe si janë për ju këto shifra?

Burçi: Është shumë e rëndësishme të përmendim ndryshimet e kodit zgjedhor që u miratuan këtë të hënë. E kemi fjalën për heqjen e kostos së fletës së votimit duke e bërë këtë proces më të aksesueshëm për të gjithë bashkëkombasit jashtë vendit dhe duke i vendosur në kushte të barabarta me votuesit shqiptarë brenda vendit. Gjithashtu ndryshimin e afateve të depozitimit të listës shumë-emërore të kandidatëve duke bërë kështu që KQZ të ndodhet në kushte shumë më të lehta për arritjen e afatit të dërgimit të materialeve zgjedhore dhe të mbledhjes së tyre, në lidhje me shifrat që ju përmendët, ajo që është konstatuar nga raportimet e KQZ është se një numër i madh i mospranimeve, ka qenë për shkak të problematikave në deklarimin e adresës së tyre.

-A jeni ju të kënaqur me këto shifra? Data 4 mars është afati i fundit i regjistrimit, në cilat shtete PS ka ecur më shumë me fushatën e nxitjes për tu regjistruar?

Bruçi: Këto shifra nuk janë suprizuese për ne. Besoj që me lehtësitë e miratuara tashmë, do të kemi një numër edhe më të lartë të bashkëkombase të regjistruar. Mendojmë se do të ketë 200-250 mijë kërkesa të miratuara. Italia dhe Greqia janë shtete me numrin më të lartë të bashkombësave tana, ndjekur nga Gjermania, Franca.

-Cilat janë datat kyç të procesit. Më 25 mars miratohen listat e kandidatëve. Kur është aftai i fundit që një emigrant mund të postojë dhe në cilën datë është e vlefshme fleta e votimit e dërguar në Shqipëri?

Bruçi: Data 12 mars është data kur publikohet lista e zgjedhësve jashtë vendit, të gjithë zgjedhësit e regjistruar për të votuar jashtë vendit hiqen nga lista e votuesve brenda vendit. Ata që regjistrohen jashtë nuk mund të paraqiten këtu për të votuar në datë 11 maj. Do të shohim sa shpejt do të përgatitë KQZ kuadrin logjistik për të dërguar materialet. Fleta e votimit do të jetë e vlefshme nëse mbërrrin në Shqipëri në orën 19:00 të datës 11 maj.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Primaret ndajnë grupin e PD, të tjerë deputetë heqin dorë nga gara
Next Article Rruga Tetovë – Prizren, Nikollovski: Realizimi, sipas dinamikës së paraparë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?