By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Drejtësinë për 21 Janarin e jep SPAK dhe jo qeveria
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Drejtësinë për 21 Janarin e jep SPAK dhe jo qeveria
Shqipëri

Rama: Drejtësinë për 21 Janarin e jep SPAK dhe jo qeveria

admin
Last updated: 20/02/2025 09:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” duke iu përgjigjur qytetarëve në rrjetet sociale, ka folur sërish sot për çështjen e 21 Janarit dhe pritshmëritë që ka shoqëria për të vendosur drejtësi për katër të vrarët në bulevard.

“Nuk dua të marr shumë kohë me këtë temë, kemi diskutuar shumë herë, sepse kishim një heshtje strategjike të gjatë më shumë se pesë vjet për t’i dhënë suport total institucioneve të reja të drejtësisë dhe për të krijuar një atmosferë që të paktën nga ana e pushtetit ekzekutiv të mos ndihej asnjë lloj trysnie, të asnjë lloj natyre, për shkak edhe të një fryme kritike që është e shëndetshme. Dhe tani që kjo heshtje strategjike ka dhënë si rezultat krijimin e një besimi te pavarësia, patjetër që do duhet të flasim për standardet, cilësinë, respektin e lirive dhe të drejtave kushtetuese, për barazinë reale përpara ligjit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “përpara ligjit janë të barabartë të gjithë, edhe prokurorët, edhe të akuzuarit, edhe gjykatësit, dhe tërë të tjerët që e ndjekin këtë proces”.

“Kur vjen puna te 21 Janari, fajtorët i nxjerr pikërisht SPAK-u dhe Gjykata Speciale, nuk i nxjerr qeveria. Unë e kam me aq të vërtetë saqë me sa shoh ty dhe shumë të tjerëve si ty, nuk jua rrok as mendja sa me të vërtetë e kam këtë punë. Se po të mos e kisha me të vërtetë, e them pa asnjë dyshim që nuk do kishte SPAK fare, institucione të reja të drejtësisë, gjë që na ka bërë një shembull në vullnetin e luftës kundër korrupsionit në të gjithë rajonin”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama theksoi se në këtë drejtim, Shqipëria është më e përparuar krahasimisht me vendet e tjera të rajonit, ndërsa tha se “dihet botërisht se kur ka intensitet në këtë luftë ka edhe një perceptim se këtu nuk ka asgjë tjetër përveç korrupsionit dhe kjo është e pavërtetë”.

“Të dhënat e organizmave që na kanë monitoruar tregojnë që ka një ndryshim të madh te prokurimet publike, financat publike, administratën publike dhe ka një test. Çfarë them unë, çfarë thua ti, Vjosa, dhe të tjerët është relative, por çfarë Bashkimi Evropian konstaton në ecurinë e një vendi është absolute, sepse fokusohet në shifra dhe fakte dhe nuk të afron njeri në atë shtëpi nëse nuk i përgjigjesh kritereve, kushteve dhe standardeve që ka ajo shtëpi për të bërë pjesë të sajën”, vijoi Rama.

Kryeministri shtoi se në “Bashkimin Evropian nuk bën njeri krushqi nëse nuk ta “mat” mirë kokën me pe dhe nuk ta bën të gjithë inventarin e pajës që ke”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: 62 milionë euro për “bonusin e pranverës” për pensionistët, merret që nga 1 marsi
Next Article Konfiskohen 400 euro në Gjakovë, dyshohet se ishin të falsifikuara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?