By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: Shqipëria dhe Kuvajti bashkëpunim të frytshëm në shumë fusha
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: Shqipëria dhe Kuvajti bashkëpunim të frytshëm në shumë fusha
Shqipëri

Balla: Shqipëria dhe Kuvajti bashkëpunim të frytshëm në shumë fusha

admin
Last updated: 20/02/2025 16:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kuvajtit me rastin e 64-vjetorit të Pavarësisë dhe 34-vjetorit të Çlirimit të Kuvajtit.

Gjatë bisedës me të ngarkuarin me punë të Kuvajtit në Shqipëri, Adnan Alghunaim, ministri Balla vlerësoi që dy vendet ndajnë një miqësi të konsoliduar ndër vite, e cila ka sjellë bashkëpunim të frytshëm në fusha të ndryshme.

“Mbetemi të angazhuar për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe, duke inkurajuar shkëmbimet ekonomike dhe institucionale mes dy vendeve tona në energji, infrastrukturë, bujqësi, digjitalizim etj.” deklaroi ministri Balla.

Pritja u organizua për nder të dy festave kombëtare të Kuvajtit.

Festat kombëtare të këtij shteti në Lindjen e Mesme datojnë më 25 dhe 26 shkurt, kur kuvajtianët përkujtojnë së pari shpalljen e mëvetësisë nga protektorati britanik 64 vjet më parë.

Pavarësia u shpall më 19 qershor 1961, por për shkak të vapës së madhe në këtë datë, së bashku me festën e ngjitjes në fron të Sheikh Abdullah Al-Salem Al-Sabah më 1950, emiri i parë i Kuvajtit pas shpalljes së pavarësisë, festimet u zhvendosën në 25 shkurt.

Ndërsa një ditë më pas përkujtohet fundi i Luftës së Gjirit dhe çlirimi i Kuvajtit nga Iraku me mbështetjen amerikane në 26 shkurt të vitit 1991.

 

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria e Durrësit çon në gjyq biznesmenin, akuzohet për mashtrim
Next Article “Antikorrupsioni”, miratohet Dokumenti Analitik, 241 masa specifike për kuadrin ligjor dhe rregullator

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?