By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Karçanaj: Shqipëria strategji të qartë për të mbrojtur infrastrukturën digjitale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Karçanaj: Shqipëria strategji të qartë për të mbrojtur infrastrukturën digjitale
Shqipëri

Karçanaj: Shqipëria strategji të qartë për të mbrojtur infrastrukturën digjitale

admin
Last updated: 21/02/2025 09:12
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Në vijim të pjesëmarrjes në takimin e Grupit mbi Sigurinë në funksion të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (OEWG) në Kombet e Bashkuara, Drejtore e AKSH-it, Linda Karçanaj paraqiti hapat që po ndjek Shqipëria për forcimin e kapaciteteve kibernetike, duke implementuar politika dhe strategji të qarta për të mbrojtur infrastrukturën digjitale.

“Dy prioritetet kryesore të Strategjisë sonë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike janë forcimi i kapacitetit njerëzor në sigurinë kibernetike dhe krijimi i kulturës së sigurisë kibernetike te qytetarët”, deklaroi ajo.

Investimi i kryer në forcimin e kapaciteteve kibernetike, vuri në dukje Karçanaj, ka demonstruar që tashmë Shqipëria përfaqësohet denjësisht në ushtrime ndërkombëtare europiane dhe rajonale.

“Të renditur të parët në ushtrimin global kibernetik të ITU-së ndërmjet 113 shteteve dhe për herë të dytë radhazi kampion rajonal në Ballkan, tashmë ekspertët shqiptarë demonstrojnë dijet e tyre në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Karçanaj.

Në këtë kuadër, theksoi më tej, Shqipëria është në përputhje të plotë me qasjen e Kombeve të Bashkuara, duke e bërë sigurinë kibernetike një përpjekje të përbashkët që kërkon angazhimin e të gjithëve për të siguruar një hapësirë kibernetike globale të sigurt.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi ‘oreks’ për ta financuar më shumë Ukrainën
Next Article Gazetari i “New York Times” reagon ndaj Berishës se u paguan nga Rama: Akuzë e pavërtetë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?