By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN i vendosi vetes detyrim që domosdo duhet ta largojnë 20% nga Kushtetuta!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > VLEN i vendosi vetes detyrim që domosdo duhet ta largojnë 20% nga Kushtetuta!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

VLEN i vendosi vetes detyrim që domosdo duhet ta largojnë 20% nga Kushtetuta!

admin
Last updated: 21/02/2025 11:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Fjalën e thënë nga vepra e bërë e ndanë një det i tërë, thotë një shprehje popullore. Koalicioni VLEN që kur janë bërë pjesë e pushtetit i kanë vë vetes zotime për të cilat e kanë të domosdoshme t’i zbatojnë, në të kundërtën do të ndjellin një dozë të lartë dëshpërimi dhe pakënaqësie te votuesi shqiptarë. Fjala është për largimin e përkufizimit ofendues nga Kushtetuta për gjuhën shqipe ku definohet si 20%, si dhe me një premtim konkret për sjelljen e një ligji të qartë për Gjuhën Shqipe, shkruan Zhurnal.

VLEN e ka të patjetërsueshme të realizojë zotimin për largimin e 20% –

Seanca e 10 dhjetorit të vitit 2024 nga Gjykata Kushtetuese ishte shtytëse kryesore që koalicioni shqiptarë, VLEN, pjesë e pushtetit të japin zotime konkrete dhe të qarta në drejtim të kthimit të dinjitetit të gjuhës shqipe. Premtimet e zotimet janë tejet të qarta, pra liderët e VLEN-it kanë premtuar largimin e 20% dhe sjelljen e një ligji konciz që zyrtarizon gjuhën shqipe. E jo siç është aktualisht Ligji që për VLEN vetëm ka avancuar gjuhën assesi zyrtarizuar.

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në “Real Story “ në televizionin ABC, ka folur për çështjen e avancimit të Gjuhës Shqipe. Ai tha se tre herë është ndryshuar ligji, që nuk njihet si ligji i gjuhës shqipe, por ligji i gjuhës që e flasin 20% e qytetarëve dhe BDI nuk arriti ta vendos në Kushtetutë si Ligji për gjuhën Shqipe. Ne tani po e bëjmë këtë dhe po e avancojmë gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

“Me ligjin për Gjuhën shqipe do të avancohet përdorimi i Gjuhës Shqipe. Kemi bisedime të avancuara me kryeministrin që në pakon e radhës së Ndryshimeve Kushtetuese të largohet definicioni 20% për gjuhen shqipe dhe gjuha shqipe në Kushtetutë të Maqedonisë të definohet si gjuhë Shqipe. Ne garantojmë se nuk do të degradohet gjuha shqipe por do të avancohet”, ka deklaruar Kasami”.

Të njëjtën mendim dhe deklarim public e ka ndarë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili ka thënë se partia që ai drejton nuk ka hequr dorë nga largimi i 20% nga kushtetuta. Në intervistën për Alsat Taravari nuk shpjegoi se si do të realizojnë këtë premtim kur kjo kërkesë nuk kaloi si propozim i Qeverisë për ndryshimet kushtetuese.

“Koha do ta tregon se ne kemi mënyrën, e kemi mëndu edhe mënyrën se si do të ecim këtë punë dhe nuk tërhiqemi prej kësaj deri në moment të fundit, me këmbëngulje do të insistojmë që 20% të hiqet prej kushtetutës”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së dhe minister i Shëndetësisë.

Nëse nuk e bëjnë këtë do të dëshpërojnë maksimalisht qytetarët të cilët qoftë edhe minimalisht i kanë besuar i kanë votuar –

Politikanët duhet të jenë përgjegjës për fjalën publike. Mbase, nuk u pëlqen fare kur bëhet rifreskim i kujtesës së tyre nga puna mediatike por ky duhet të jetë parim dhe standard që do të përmirësonte edhe veprimtarinë e tyre politike.

Meqë, Bilall Kasami dhe  Arben Taravari si dy nga katër liderët e VLEN-it me ngulm e bindje të plotë deklarojnë publikisht që 20% do të largohet dhe do të sillet ligj për Gjuhën Shqipe kjo duhet të ndodhë. Pasi në të kundërtën i bie që kanë tentuar t’i mashtrojnë para syve qytetarët e pafajshëm.

Pra, kjo qasje që ne mund të premtojmë e të zotohem për çdo gjë e pastaj mos të bëjmë asgjë nuk mund të jetë metodë e duhur dhe efikase e politikbërjes pasi mediat janë zilja e papërgjegjësisë dhe mos plotësimit të zotimeve të dhëna.

Mos realizimi i këtij premtimi është përsëritur çdoherë si masë e kthimit të dinjitetit të gjuhës shqipe do të ndikojë në dëshpërimin e qytetarëve dhe uljen e dozës së besueshmërisë për këtë parti politike që përbëjnë koalicionin VLEN.

Prandaj, liderët e koalicionit e VLEN duhet të mbahen për fjalën e dhënë dhe domosdo e kanë të patjetërsueshme ta realizojnë këtë zotim sepse në të kundërtën dëshpërimi do të jetë shumë i madh. E nuk do mend që pas çdo dëshpërimi pason edhe ndëshkimi. E në vend të ndëshkimit nëse punojnë në këtë drejtim do të shpërblehen. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve
Next Article Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?