By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në janar rritje vjetore prej 11,0 për qind të depozitave, 11,3 për qind të kredive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në janar rritje vjetore prej 11,0 për qind të depozitave, 11,3 për qind të kredive
Maqedoni

Në janar rritje vjetore prej 11,0 për qind të depozitave, 11,3 për qind të kredive

admin
Last updated: 21/02/2025 13:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Depozitat e përgjithshme në janar në nivel vjetor shënojnë rritje prej 11,0 për qind, në pjesën më të madhe për shkak të rritjes së depozitave në amvisëri, por edhe në sektorin korporativ. Totali i kredive nga ana tjetër shënon rritje prej 11.3 për qind si rezultat i rritjes së kreditimit në të dy sektorët, me një kontribut më të theksuar nga sektori i korporatave, njofton Banka Popullore.

“Në janar të vitit 2025, oferta monetare është ulur me 1.6 për qind në bazë mujore, kryesisht si pasojë e rënies së parasë depozituese me një kontribut negativ si nga depozitat afatshkurtra ashtu edhe nga valuta në qarkullim. Në bazë vjetore, oferta monetare u rrit me 9.1 për qind, si pasojë e rritjes së depozitave pa afat, depozitave afatgjata deri në dy vjet, valutës në qarkullim dhe depozitave afatshkurtra.

Totali i depozitave në janar shënoi rënie mujore prej 1,3 për qind, tërësisht si rezultat i reduktimit të depozitave të sektorit të korporatave, ndërsa depozitat e sektorit të individëve u rritën. Krahasuar me nivelin vjetor, gjithsej depozitat u rritën me 11.0 për qind, që në masë të madhe erdhi si pasojë e rritjes së depozitave në sektorin e “amvisërive”, me një kontribut pozitiv nga depozitat e sektorit të korporatave.

Kredia totale në muajin janar është ulur për 0,1% në bazë mujore, si pasojë e rënies së kreditimit për sektorin e korporatave, ndërsa është rritur kredia e “amvisërive”. Në bazë vjetore u shënua rritje prej 11,3 për qind e cila vjen si pasojë e rritjes së kreditimit në të dy sektorët, me një kontribut më të madh nga sektori i korporatave.

Në janar, depozitat totale të sektorit të korporatave shënuan rënie prej 5,0 për qind në bazë mujore. Ndryshimi vjen nga rënia e parave të depozitave, si dhe nga rënia e depozitave afatshkurtra dhe afatgjata në valuta të huaja, në kushtet e rritjes së depozitave afatgjata dhe afatshkurtra në denarë. Në bazë vjetore është arritur rritje prej 5,7 për qind e cila vjen si rezultat i rritjes së depozitave në të gjitha komponentët, me kontribut më të madh nga depozitat afatshkurtra dhe afatgjata në denarë me rritje të depozitave afatshkurtra dhe afatgjata në valutë të huaja dhe paratë e depozitave.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paga mesatare neto në dhjetor 43.587 denarë
Next Article Mexhiti: Nëntë milionë denarë për rrjet të ri ujësjellësi dhe kanalizimi në rrugën “Nexhat Agolli” në Seravë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?