By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KSHPK: Udhëtimi i bashkëshortes së Gashit në Samitin e NATO-s në Uashington është ligjor, nevojiten ndryshime në rregulloren për mbulimin e shpenzimeve për udhëtim jashtë vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KSHPK: Udhëtimi i bashkëshortes së Gashit në Samitin e NATO-s në Uashington është ligjor, nevojiten ndryshime në rregulloren për mbulimin e shpenzimeve për udhëtim jashtë vendit
Maqedoni

KSHPK: Udhëtimi i bashkëshortes së Gashit në Samitin e NATO-s në Uashington është ligjor, nevojiten ndryshime në rregulloren për mbulimin e shpenzimeve për udhëtim jashtë vendit

admin
Last updated: 21/02/2025 14:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – KSHPK ka marrë vendim për ndalimin e procedurës rreth paraqitje për pagesë joligjore të shpenzimeve për udhëtim jashtë vendit ët bahskëshortes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, sepse nuk janë vërtetuar shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Këtë e tha anëtari i KSHPK, Servet Demiri në seancën e 15-të, në të cilën është debaruar edhe për këtë rast dhe kërkoi që të dërgohet rekomandim për riregullim të udhëzimit të Kuvendit, që i rregullon udhëtimet zyrtare me dispozita sipas shembullit të Kodit të Qeverisë për sjellje etike. Komisioni vërtetoi se Udhëzimi akual për realizimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, përmban zbrazëtirë juridike dhe paqartësi.

Paraqitja, të cilën KSHPK e ka shqyrtuar ka të  bëjë me mbulimin e shpenzimeve për udhltim në periudhën nga 8 korriku deri më 11 korrik të vitit 224 në samitin parlamentar të NATO-s në Uashington (SHBA). Anëtari i KSHPK, Servet Demiri theksoi se me paraqitje janë dorëzuar fatura udhëtimi pa u theksuar se kujt i përkasin. Ai konfirmoi se nga Kuvendi i RMV-së është dërguar dokumentacion (ftesë, zgjidhje për udhëtim, konstruksion financiar për udhëtim, kopje nga dokumenti i udhëtimit diplomatik dhe vizë përkatëse), të cilat janë shqyrtuar.

“Është konstatuar se bashkëshortja e kryetarit ka udhëtuar jashtë vendit, në kuadër të delegacionit, me vendim të sekretarit të kuvendit. Nga analizat rezultoi se shpenzimet janë mbuluar nga Buxheti i Kuvendit dhe se ka pasur program për bashkëshortët, gjë që është e zakonshme në ngjarje të tilla”, tha Demiri në seancën e 15-të të KSHPK-së në elaborimin e lëndës.

Sipas tij, për bartësit e këtij posti duhet të zbatohen standarde e njëjta si për Kryeministrin si bartës të funksionit më të lartë ekzekutiv, të cilat i përmban Kodi i sjelljes etike për anëtarët e qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga qeveria, i miratuar në seancën e datës 22.09.2020. Ai parashikon dhe lejon fondet shtetërore për të mbuluar shpenzimet e bashkëshortit/partnerit kur ata udhëtojnë si pjesë e një delegacioni zyrtar.

“Në këtë drejtim, KSHPK-ja rekomandon që Kuvendi të marrë iniciativën për plotësimin e udhëzimeve të lartpërmendura dhe të parashikojë një dispozitë të qartë për rregullimin e rasteve të tilla, sipas shembullit të kodit qeveritar. Me këtë amendament do të arrihet harmonizimi ligjor dhe qartësia e procedurës dhe do të pengohen interpretimet e ndryshme të dispozitave në të ardhmen”, tha Demiri.

KSHPK-ja ka konstatuar se pretendimet në raport për bashkëshorten e kryeparlamentarit Gashi nuk janë vërtetuar dhe se nuk janë shkelur dispozitat e Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, andaj nuk ka bazë për veprime të mëtutjeshme. Në vijim të procedurës u konstatua se akti ekzistues, Udhëzimet për kryerjen e udhëtimeve jashtë vendit, përmban një boshllëk ligjor, pra një paqartësi.

Rekomandimi i KSHPK-së drejtuar Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është që të inicojë nismë për plotësim dhe duhet të caktohet dispozitë të qartë për rregullimin e rasteve të tilla, sipas shembullit të nenit 19, paragrafi 4 i Kodit të sjelljes etike për anëtarët e qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike, i cili lejon mbulimin e shpenzimeve të çiftit bashkëshortor të kryetarit të Qeverisë së RMV-së gjatë udhëtimeve zyrtare. Ky amendament, beson Demiri, do të sigurojë respektim ligjor dhe qartësi në trajtimin e situatave identike.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ushtrim i ndikimit”, paraburgim ndaj të dyshuarit në Ferizaj – kërkoi 40 mijë euro që të ndikojë në vendimmarrjen e zyrtarëve
Next Article Bytyqi: Për të njëjtat produkte kemi çmime më të larta se në Gjermani, dikush po përfiton në shpinë të popullit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?