By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U përzgjodhën nxënësit më të suksesshëm pjesëmarrës në thirrjen për krijimin e veprave në gjuhën amtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U përzgjodhën nxënësit më të suksesshëm pjesëmarrës në thirrjen për krijimin e veprave në gjuhën amtare
Maqedoni

U përzgjodhën nxënësit më të suksesshëm pjesëmarrës në thirrjen për krijimin e veprave në gjuhën amtare

admin
Last updated: 21/02/2025 15:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Me rastin e 21 shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillimin dhe Avancimin e Arsimit në Gjuhët e Komuniteteve dhe Drejtorinë për Afirmimin dhe Avancimin e Kulturës së Komuniteteve, organizoi një ngjarje ku morën pjesë fituesit e çmimeve nga thirrja e shpallur për dorëzimin e veprave (poezi – prozë) të shkruara në gjuhën amtare nga nxënësit.

E drejta për të marrë pjesë në këtë thirrje iu dha të gjithë nxënësve nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, me kusht që veprat të ishin të shkruara në gjuhën amtare të nxënësit (shqip, maqedonisht, turqisht, romisht, serbisht, boshnjakisht, vllahisht dhe/ose gjuhë të tjera), pavarësisht nëse kjo gjuhë është e përfaqësuar në mësimin e rregullt në shkollë. Temat e veprave ishin të zgjedhura lirshëm nga nxënësit, me kusht që të mos përmbanin elemente diskriminuese ndaj anëtarëve të komuniteteve të tjera, gjuhës së tyre apo besimit fetar.

Nxënësit më të suksesshëm dhe mentorët e tyre morën çertifikata mirënjohjeje dhe dhurata simbolike.

“Bota sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare – 21 Shkurtin, e cila u themelua nga Kombet e Bashkuara dhe UNESCO në vitin 1999, me qëllim të promovimit, ruajtjes dhe afirmimit të të gjitha gjuhëve që përdoren nga popujt në mbarë botën, si dhe për të mbështetur zbatimin e strategjive dhe politikave në favor të diversitetit gjuhësor në të gjitha pjesët e globit. Ky është edhe misioni ynë. Të ndërtojmë një shoqëri që respekton të drejtën e secilit për të folur dhe për të mësuar gjuhën amtare të komunitetit të tij, ndërkohë që punojmë për krijimin e politikave të barazisë, parandalimin e çdo forme diskriminimi, forcimin e veçorive kulturore dhe promovimin e bashkëjetesës në vendin tonë, i cili karakterizohet nga multietniciteti dhe multigjuhësia”, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri Ivan Stoilkoviq.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Palminteri: Italia është pioniere e integrimit të estetikës tradicionale me ndërgjegjën moderne ekologjike
Next Article Venko Filipçe është kandidati i vetëm për kryetar të LSDM-së për zgjedhjet partiake të 16 marsit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?