By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ibrahimi: Gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, por edhe një shtyllë thelbësore e identitetit dhe kulturës sonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ibrahimi: Gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, por edhe një shtyllë thelbësore e identitetit dhe kulturës sonë
Maqedoni

Ibrahimi: Gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, por edhe një shtyllë thelbësore e identitetit dhe kulturës sonë

admin
Last updated: 21/02/2025 15:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në konferencën shkencore “Gjuha shqipe – identitet dhe jo politikë”, të organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.

Ai ka thënë se është e rëndësishme të kuptojmë se gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, por edhe një shtyllë thelbësore e identitetit dhe kulturës sonë.

“E kisha nderin sot të marr pjesë në konferencën shkencore “Gjuha shqipe – identitet dhe jo politikë”, të organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, zëvendëskryeministrin, Izet Mexhiti, dhe kolegë të tjerë profesorë, me të cilët shtjelluam tema të ndryshme rreth rëndësisë së gjuhës shqipe. Tema ime ishte “Gjuha shqipe dhe përkufizimi i politikës gjuhësore në RMV”. Është e rëndësishme të kuptojmë se gjuha nuk është vetëm mjet komunikimi, por edhe një shtyllë thelbësore e identitetit dhe kulturës sonë. Në këtë kontekst, politika gjuhësore në RMV duhet të synojë jo vetëm zbatimin formal të ligjeve ekzistuese, por edhe promovimin aktiv të gjuhës shqipe në të gjitha sferat e jetës publike. Diskutimi në këtë konferencë theksoi nevojën për një qasje institucionale më të fuqishme në mbrojtjen dhe avancimin e përdorimit të shqipes, duke siguruar zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe shmangien e çdo instrumentalizimi politik të çështjeve gjuhësore. Falënderoj organizatorët për këtë hap të rëndësishëm dhe kolegët për diskutimet e vlefshme që ndihmojnë në forcimin e pozitës së gjuhës shqipe në vend”, ka shkruar Ibrahimi. /Alfax.mk/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Venko Filipçe është kandidati i vetëm për kryetar të LSDM-së për zgjedhjet partiake të 16 marsit
Next Article VLEN: Nuk ka më kolona të gjata në Bllacë, one stop shop realitet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?